Author: Tuit7

Arben Taravari nga Koalicioni VLEN në rrjetin social Facebook, shkruan se BDI vazhdon të eci në rrugë të mbrapsht. Taravari mes tjerash shton se BDI-ja lutet që ta marrin në Qeveri dhe janë shndrërruar në lypsarë postesh. BDI-ja po vazhdon të eci në rrugë të mbrapshtë. Po lutet që ta marrin në Qeveri dhe sado e refuzojnë ajo sërish dërgon negotiator që janë shndërruar në lypsarë postesh”, ka shkruar Arben Taravari nga VLEN.

Read More

Portali TS mëson zyrtarisht nga VLEN se Muhamet Ameti do të jetë zv/ministër i MPB-së. Muhamet Ameti ka qenë funksionar i BDI-së, i cili u reshtua ne Lëvizjen Demokratike të Izet Mexhitit. Për një kohë të shkurtër Muhamet Ameti arriti të rris LD-në e Izet Mexhiti në Tetovë ku kori edhe fitore të VLEN-it në zgjedhjet parlamentare në zonën 6 gjegjësisht në Pollog. Ai ka qenë zv/drejtor i DAP në vitin 2015, që nga ajo kohë nuk ka pasur asnjë funksion publik.

Read More

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski u tërhoqi vërejtjen funksionarëve të caktuar të BDI-së, që sipas tij, po luajnë lojë të rrezikshme, duke tentuar që bisedimet për formimin e qeverisë t’i zbresin në një nivel të garave numerike dhe etnike. Ai tha se këta individë, e bëjnë këtë lojë prej vitesh, por VMRO nuk do të lejojë as retorikë e as veprimtari të tillë. “I shoh deklaratat etnocentrike që cilat vijnë nga disa persona zyrtarë të Bashkimit Demokratik për Integrim. Në atë mënyrë shohin që sërish të imponojnë provokime etnike në bashkëjetesën në Maqedoni, me faktin që këto bisedime për formimin…

Read More

Ndërsa nga VMRO DPMNE thonë se tashmë bisedimet janë konkretizuar deri në eshalonin e tretë me partnerin e ri VLEN, dhe se numrat në fund të ditës nuk kanë aq shumë rëndësi në bisedime, nga Koalicioni VLEN sot konfirmuan intensitetin e bisedimeve, por gjithsesi ruajtën konfidencialitetin e tyre. “Kemi pas ditë ku intensiteti i bisedimeve ka qenë me orë të tëra, ajo ka qenë në funksion për të bërë më të mirën për shtetin tonë dhe gjithashtu mund të them se kaluar në një atmosferë të mirë”, deklaroi Visar Ganiu, VLEN. Pa shpalosur detaje si në ndarjen kadrovike ashtu edhe…

Read More

Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova, sot i ndau mandatin për formimin e qeverisë së re, kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit. Presidentja me këtë rast tha se Mickoski ka mundësi serioze për të formuar qeverinë e ardhshme. Sipas Kushtetutës një nga detyrat e presidentit është dhe ndarja e mandatit për formimin e Qeverisë. Mandati i ndahet 10 ditë pas konstituimit të Kuvendit. Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka mundësi serioze që të formoj qeveri, gjegjësisht të grumbulloj 61 vota për programin dhe përbërjen e qeverisë së re të cilën do ta prezantoj në afat prej 20 ditëve”, tha Siljanovska-Davkova. /Alsat.mk

Read More

Koalicioni VLEN është drejt finalizimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje me VMRO DPMNE-në. Siç mëson PortaliX, pas definimit të ndarjes së ministrive, tashmë janë ndarë edhe pjesa më e madhe e drejtorive. MEPSO, Rrugë e Maqedonisë, Drejtoria e Inteligjencës Financiare, Librat Amë, Rezervat Shtetërore dhe një sërë drejtori të tjera do të udhëhiqen nga kuadro të VLEN-it. VLEN-i gjithashtu do të ketë zv/drejtor në Doganë, Drejtorinë e të Ardhurave Publike, ELEM, Fondin Pensional, Policinë Financiare, Fondin Shëndetësor dhe të tjera. Ja lista e definuar deri tani. Kulturë: Filharmonia Qendra e Kulturës Kumanovë Zv. Biblioteka Universitare në Shkup Teatri Shqiptar në Shkup…

Read More

Në ditën e verifikimit të mandateve të reja të deputetëve, në prag të votimit të Afrim Gashit për kryetar të Kuvendit, në ndërtesën e Kuvendit po zhvillohej një triller politik me regji të integristëve të Ali Ahmetit, mëson Plusinfo. Ky portal maqedonas shkruan se nga burime të larta të koalicionit të ri qeveritar në atë ditë kritike negociatorët kryesorë të BDI-së kërkuan dhe insistuan për takim urgjent me Hristijan Mickoskin. Takimi është zhvilluar në zyrën e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, ku sipas burimeve të plusinfo, emisarët kryesor të BDI-së kanë propozuar që Mickoski t’i marrë në Qeveri në vend të VLEN-it,…

Read More

Ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, David Geer, ka deklaruar se ata presin formimin e një Qeverie të qëndrueshme e cila do t’i çojë përpara reformat për aderim në BE. Geer ka thënë se e ka parë deklaratën e Frontit Evropian të nënshkruar ditë më parë. “Nuk do t’ju befasoja nëse them se nuk do të ishte e përshtatshme që unë si ambasador të komentoja për politikën e brendshme, por do ta bëj një koment. Para së gjithash misioni ndërkombëtar për vëzhgimin e zgjedhjeve dha konkluzat preliminare se zgjedhjet u zhvilluan në mjedis demokratik dhe të qetë. Sigurisht ne…

Read More

Kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti sot bashkë me kryetarin e Komunës së Çairit Visar Ganiu dhe anëtar të koalicionit VLEN, filluan me realizimin e premtimeve të dhëna gjatë fushatës zgjedhore. Ata zgjodhën Çarshinë e Vjetër të Shkupit duke premtuar rikonstruimin e çdo rruge të çarshisë. Postimi i plotë: Nisëm nga Çarshia jonë e Vjetër. Ndryshimin e kemi premtuar dhe e po e bëjmë. Sot filluam punimet për konservimin dhe restaurimin e kalldrëmit në rr. Papuxhiska me instalim të pajisjeve urbane, në sipërfaqe prej 350 m2 dhe do të vazhdojmë të rikonstruojmë çdo rrugë e rrugicë të Çarshisë së Vjetër,…

Read More

Pas tërheqjes së trupave izraelite nga Al-Shifa pamjet janë tronditëse. Qytetarët Palestinez që kërkuan nën rrenoja thanë se aty se i vinte era vdekjeje. Sunak vs Starmer, në debat publik/ Sunak: “Ruanda” do të zbatohet! Starmer: Mashtrimi i shtrenjtë! Me trupat e kalbur në oborrin e al-Shifas, pretendimi se nuk ka pasur viktima civile vihet në pikëpyetje. Gjatë tetë muajve të fundit të luftës, spitalet janë sulmuar vazhdimisht, me Izraelin që pretendon se ato janë përdorur si baza nga Hamasi; diçka që grupi e mohon. Ndërsa zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avi Hyman, tha se kishin vendosur standardin e artë të…

Read More