Author: Tuit7

Maksimumin e vet ky valë e nxehtë që po vjen nga zonat veriore të Afrikës në Maqedoni do ta arrijë të martën dhe të mërkurën (11 dhe 12.6.2024). Atëherë temperaturat maksimale ditore të ajrit kudo nëpër Maqedoni do të tejkalojnë 30 gradë, në shumicën e vendeve ato do të ngriten deri në rreth 35 gradë, ndërsa në zonat më të ngrohta qendrore dhe juglindore ato lokalisht do të arrijnë deri në 40-41 gradë. Indeksi UV këto dy ditë do të ketë vlerë shumë të lartë, deri në ekstremisht të lartë dhe do të jetë diku ndërmjet 8 dhe 9. Pikërisht…

Read More

Mediat ditëve të fundit publikuan një listë më të gjatë të drejtorive dhe institucioneve të tjera të eshalonit të tretë që koalicioni VLEN do të marrë për t’i drejtuar. Siç mësohet jozyrtarisht bëhet fjalë për rreth 400 poste udhëheqëse, përfshirë edhe ato në nivel të njësive rajonale në mbarë vendi. Nga ndarja e kulaçit qeveritar, do të përfitoj edhe ZNAM me rreth 100 poste udhëheqëse apo edhe zëvendësa përfshirë njësitë rajonale. Siç mëson INA, partnerët e koalicionit tashmë po shqyrtojnë ndarjen e posteve qeverisëse dhe përgjegjësive në detyrat që do t’i menaxhojnë. Sipas marrëveshjes jozyrtare, VLEN do të udhëheq edhe…

Read More

Sipas sondazhit të realizuar nga shtëpia prestigjioze IPSOS më 10-20 maj dhe të publikuar sot nga TV21, VLEN dhe Fronti Evropian kanë rejting të barabartë, dhe do të mirrnin të dyja 11% të votave të të anketuarve që deklaruan se sigurisht do të dilnin për të votuar. Duke marrë parasysh se Fronti Evropian është konglomerat heterogjen i 9 subjekteve, kjo tregon se BDI e vetme tashmë është larg mbrapa Koalicionit VLEN. 

Read More

Drejtoresha e Qendrës shtetërore për provime (QSHP), Biljana Mihajllovska, në deklaratë për media tha se provimi i maturës shtetërore sot në disa shkolla ka kaluar pa probleme, por në disa shkolla ka pasur probleme që ndërkohë janë zgjidhur. Sërish ka pasur ndarje nëpër Viber grupe të testeve të gjuhës angleze dhe të matematikës. “Kësaj radhe grupi në Viber i anglishtes kishte tre mijë nxënës, nuk e di nëse janë të gjithë studentë sepse edhe ne ishim pjesë e atij grupi. Grupi i matematikës rreth 300-400 përdorues”, deklaroi Mihajllovska. Nxënësit që fotografuan provimet, të cilëve iu gjetën telefonat dhe që u…

Read More

Fronti ‘Jo Rusisë po Evropës’ gjatë seancës për miratimin e Ligjit për riorganizimin e organeve të administratës edhe njëherë dëshmoi se kurrë nuk e ka pasë as hallin e Evropës, as hallin e shovinizmit, dhe sidomos jo hallin e shqiptarëve. Lehtësia me të cilën deputetët e BDI-së u pajtuan të mbështesin ligjet e shumicës mbrëmë, flasin se e vetmja gjë që atyre u intereson është si t’i krijojnë vetes nje kapixhik për në Qeveri, qoftë edhe si një patericë shërbyese për shumicën parlamentare. Themelimi i ad hok trupit për përfaqësimin e drejtë, një shpikje e dëshpëruar për ata që 20…

Read More

Deputetja e LSDM-së, Slavjanka Petrovska, pas votimit të ndryshimeve ligjore për riorganizimin e ministrive ka ironizuar me VMRO-DPMNE-në dhe BDI ku këta të fundit në deklarata për media theksonin se nuk do t’i mbështesin ndryshimet e reja ligjore. Petrovska në rrjetin social facebook shkruan: Ku jeni ju “patriotë”? Ku jeni, ku keni shkuar? Per juve qajnë… Ata janë në pushtet, mos i kërkoni❗️ DPMNE + BDI ❤️

Read More

Ligji për Riorganizimin e Qeverisë miratohet për shkak të “pazareve” politike e jo që të rritet efikasiteti I administratës shtetërore, thanë deputetët e LSDM-së, që votuan kundër ligjit. “Çështja e parë që imponohet për ligjin është nëse ndryshimet janë të motivuar për rritjen e efikasitetit ose dëshirës për “pazare” politike për krijimin sa më të lehtë të koalicionit qeveritar dhe koalicionit për miratimin e ligjeve tjera për të cilët duhet shumica prej 2/3. Ky process motivohet vetëm për “pazare” politike”, tha Dimitar Kovacevski. Propozimligji ashpër ishte kritikuar nga deputetët e “Levicës” në Kuvend. Kritikat të ashpra janë drejtuar në adresë…

Read More

Branko Crvenkovski, Vllado Buçkovski, Radmila Shekerinska, Zoran Zaev, Dimitar Kovaçevski… LSDM pret të vazhdojë serinë e liderëve, këtë herë ndoshta në situatën më të vështirë me të cilën është përballur ndonjëherë njëra nga dy partitë më të mëdha maqedonase. Sipas kandidatëve Venko Filipçe, Sllavjanka Petrovska dhe Jovan Despotovski, situata në radhët e partisë së djeshme në pushtet është e vështirë, por ata besojnë se janë përpara ndryshime dhe kohë më të mira. Rezultati zgjedhor tronditi seriozisht radhët e socialdemokratëve, ndaj ka një pritje të madhe se kush do të jetë lideri i ri. “Disa nga analistët në vend pohojnë se…

Read More

Me 88 vota “pro” mbrëmë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u votuan ndryshimet e reja ligjore për riorganizimin e ministrive. “Konstatoj se Kuvendi miratoi ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore. Meqë rendi i ditës është ezauruar, konstatoj se seanca e dytë e Kuvendit ka përfunduar”, tha Afrim Gashi.

Read More