Author: Tuit7

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari pjesë e koalicionit VLEN nëpërmjet një statusi në Facebook ka theksuar se koalicioni VLEN do të bëhet pjesë e Qeverisë. Taravari ka numëruar 5 pika që do të fokusohet koaliconi VLEN në Qeverinë e re. Në njërën nga pikat Taravari ka shkruar se prej sot nuk do të ketë votues dhe jovotues, por nënshtetas për të cilët do të punojnë maksimalisht dhe njësoj, përcjell TV21. Ndërkaq në pikën e 5 Taravari shkruan: “Ne do të mbajmë përgjegjësinë e duhur në çdo kohë dhe sipas rregullit të brendshëm, ne kemi vendosur që secili që…

Read More

Deputetja e LSDM-së, Sanja Llukarevska në fjalimin e tij mes tjerash tha se fjalimi i Mickoskit nuk dallon aspak nga ai i Gruevskit. “Pothuajse gjithçka është e njejtë, vetëm ai nuk është. Shqetësojnë disa premtime në programin e propozuar, si shembull rishqyrtimi dhe racionalizimi i vendosjes së organeve shtetërore me mundësinë për bashkimin dhe shfuqizimin e disa organeve të caktuar, nëse riorganizimi i ri i votuar pas mesnate në procedurë të shkurtuar e kishit të nevojshëm për reformë e cila do të jetë edhe një pastrim i duhur”, tha Llukarevska

Read More

Këtë fundjavë, vëmendja diplomatike e Athinës zyrtare do të jetë e fokusuar në Maqedoninë e Veriut, ndërsa në Kuvend votohet qeveria e drejtuar nga lideri i partisë nacionaliste VMRO-DPMNE dhe fituesi i zgjedhjeve parlamentare të muajit të kaluar, Hristijan Mickoski, shkruan gazeta greke Kathimerini. Interesi nga pala greke përqendrohet nëse Mickoski dhe ministrat e tij do të betohen se do t’i shërbejnë vendit të tyre nën emrin e saj kushtetues dhe të njohur ndërkombëtarisht, Maqedonia e Veriut, apo nëse do të betohen me emrin Maqedonia, në një vend që me ligj nuk ekziston për pjesën tjetër të planetit. Gazeta shkruan…

Read More

Arben Taravari Të nderuar bashkëpartiakë, Të dashur votues, Të respektuar bashkëqytetarë, Sot partia jonë do të bëhet pjesë e Qeverisë së re. Zakonisht zotimet bëhen në kohë fushate dhe pastaj harrohen, por meqë kemi folur për Ndryshim le ta nisim ndryshe, ndaj premtojmë se: 1. I gjithë grupi punues i ASH-së zotohet të punojë me ndershmëri dhe përkushtim në shërbim të njerëzve! 2. Prej sot nuk ka votues dhe jovotues, por ka nënshtetas për të cilët do punojmë maksimalisht dhe njësoj! 3. ⁠Në mënyrë konstante do të kemi komunikim me ju, ku do ju raportojmë për punën tonë në mënyrë…

Read More

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski deklaroi në Kuvend se ka rreth 30 noterë të rinj në Maqedoni nga muaji gusht-dhjetor 2023. “Pyetni se kujt i kanë dhënë nga 80-90 mijë euro ryshfet për licencë të noterit, kjo duhet të hulumtohet, ndërsa çmimet e shërbimeve të kthehen prapa”, tha ai nga foltorja e Kuvendit ku sot duhet të votohet qeveria e re. https://www.facebook.com/share/r/XSVGdXKgrYTCvYJX/?mibextid=oFDknk

Read More

Sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në ora 11:00 do të vazhdojë seanca për zgjedhjen e qeverisë së re të propozuar nga mandatari dhe njëherit kryetar i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ndërsa votimi pritet të bëhet pas përfundimit të debatit, më së voni deri në mesnatë. Shumica parlamentare që kanë paralajmëruar mbështetje për votimin e Qeverisë së re përbëhet nga 78 deputetë, 58 deputetë nga koalicioni “Maqedonia Jote” udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, 14 nga Koalicioni VLEN dhe 6 deputetë nga ZNAM e Maksim Dimitrievski.

Read More

Ish-deputeti nga radhët e LSDM-së, Mile Andonov, ka vdekur pasi ka rënë nga çatia e shtëpisë së tij verore në Bjeshkët e Osogovës. “Në orën 18:00 nga urgjenca mjekësore është raportuar se M.A. i lindur në vitin 1962 nga Koçani duke punuar në çatinë e një shtëpie verore në malin Osogovë është rrëzuar dhe ka ndërruar jetë në vend. Vdekja është konstatuar nga shërbimet emergjente mjekësore, është njoftuar prokurori publik”, thuhet në njoftimin e MPB-së. Siç transmeton Lideri.mk, Andonov në tre mandate, në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2016, ishte pjesë e grupit parlamentar të LSDM-së. Si ekonomist…

Read More

Deputeti i VLEN, Fatmir Limani në facebookun e tij ka shpërndarë një foto me mandatarin Mickoski, Izet Mexhitin dhe me deputetin e Frontit Evropian Ismail Jahoskin. Në përshkrimin e fotos Limani nuk ka shkruar asgjë përveç një pikëpyetje, duke lënë haspisë për spekulime se ndoshta deputeti Jahoski ka kaluar në VLEN./Alsat.mk

Read More

Aleanca Demokratike Boshnjake (BDS) dhe Këshilli Kombëtar Boshnjak (BNV) përmes avokates Edina Zeqiroviq Fazlagiq, ka paraqitur kallëzim penal kundër Ivan Stojiljkoviq, kryetar i Partisë Demokratike Serbe në Maqedoni, i cili me rastin e vendimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë për të bashkësponsorizuar Rezolutën e Kombeve të Bashkuara për ta shpallin 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebenicë, e ka quajtur gjenocidin DISNEYLAND NEKROFILIK. Vlerësohet se ky lloj i gjuhës së urrejtjes është i paligjshëm për të gjithë qytetarët, veçanërisht për boshnjakët, dhe për këtë, dhe siç njoftuan në konferencën për media përmes së…

Read More