Author: Tuit7

Orët e para si Ministër i Shëndetësisë, Arben Taravarin, e gjetën në vizitë në sallat kirurgjike jashtë funksionit në Qendrën Klinike. Kërkon vetëm disa ditë kohë për një vendim që do ta zgjidhte problemin me këto salla që kanë rreth një muaj që funksionojnë vetëm me kompresorë të jashtëm. Punën e parë që e bëri si ministër është shkarkimi i disa ushtruesve të detyrës drejtorë ekonomikë të klinikave. Ky post, siç tha, nuk do të ekzistojë më. Do të shkarkohen edhe të tjerët, sapo të gjendet zgjidhje ligjore. “Drejtorë ekonomik janë 14, kemi dhënë urdhër në ministri. Do të shkoj…

Read More

Familja Kadriu, të afërmit, miqtë dhe kolegët i dhanë sot lamtumirën e fundit Isuf Kadriut, zëvendëskryeredaktorit të televizionit Alsat. Trupi i pajetë i tij, u përcoll për në banesën e fundit në varrezat e Butelit, me ceremoni fetare. Familja Kadriu prej nesër çel të pamen, ku të gjithë miqtë do të priten për ngushëllime. Kolegu ynë Isuf Kadriu, do të mbahet mend si një njeri profesionist në punën e tij dhe me shumë vlera njerëzore. Isuf Kadriu ndërroi jetë dje, në moshën 52 vjeçare pas një sulmi kardiak në qytetin turistik Shëngjin të Shqipërisë, ku ishte për pushime me familjen…

Read More

Kombëtarja e kreu misionin, bëri futbollin më të mirë në historinë e saj”, kështu shprehet Edi Rama në një reagim të bërë në Facebook, pas eliminimit të Shqipërisë nga “Euro2024”. “FALEMINDERIT Nga goli më i shpejtë i Europianëve deri në sekondën e fundit të këtij Europiani, Kombëtarja Kuqezi e kreu misionin e saj të pamundur duke luajtur futbollin më të mirë ndonjëherë në historinë e saj dhe me mbështetjen fantastike të dallgës kuqezi të Lojtarit të 12-të. Sot skuadra jonë e re dhe me një potencial shumë premtues largohet nga ky Europian me kokën lart, për t’u rikthyer në fushë…

Read More

Ministri i sapoemëruar për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Izet Mexhiti sot e mori funksionin nga ministrja e deritanishme Kaja Shukova. Shukova e informoi Mexhitin mbi proceset aktuale dhe sfidat në mjedisin jetësor dhe i uroi suksese në kryerjen e detyrës. Ministri Mexhiti njoftoi se në të ardhmen Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të propozojë dhe zbatojë politika për përmirësimin e mjedisit dhe cilësisë së jetës së qytetarëve si prioritet absolut dhe se në këtë sfidë Qeveria do të jetë së bashku me qytetarët dhe sektorin civil për çdo iniciativë që synon të mirën e përbashkët.

Read More

Sot pas namazit të drekës (ora 13:00) tek varrezat në Butel do të bëhet varrimi i zëvendëskryeredaktorit të TV Alsat, Isuf Kadriu, i cili ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme. Portali Tuit7 shpreh edhe njëherë ngushëllime familjarëve dhe miqve!

Read More

Kuvendi sonte me 77 vota “për”, dhe 22 vota “kundër” e votuan Qeverinë e re, kryetar i së cilës është Hristian Mickoki. Koalicionin qeveritar e përbëjnë VMRO-DPMNE, partitë nga koalicioni VLEN dhe ZNAM. Kundër Qeverisë votuan deputetët nga LSDM dhe E Majta, ndërsa Fronti evropian e braktisi mbledhjen pak para përfundimit të saj. Ministër i Punëve të Brendshme është Pançe Toshkovski, i Mbrojtjes Vllado Misajllovski, i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, TImço Mucunski, e FInancave GOrdana Koçoska Dimitrieska, zëvendëskryetar i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski, i Shoqërisë Informatike dhe Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, ministër i Vetëqeverisjes…

Read More

Rreth orës 16:30 territori i Tetovës u kaplua nga një stuhi e përcjellë me reshje shiu, bubullima dhe erë e fortë që zgjat rreth 40 minuta. Sasia e madhe e shiut shkaktoi përmbytje të oborreve dhe bodrumeve të më shumë se pesëdhjetë shtëpive dhe ndërtesave në pjesët e poshtme të qytetit. Nga EVN kanë thënë se do ta shkyçin tërësisht rrymën rrugë më rrugë dhe lagje më lagje. Në numrin 112 ka 200 denoncime për dëme. Ka denoncime për makina të dëmtuara duke përfshirë edhe xhamat e makinave në lëvizjes në autostradën Shkup-Tetovë, posaçërisht në pjesën e Zhelinës, raporton SHENJA.

Read More

Shkupi këtë mbrëmje ishte kapluar nga shiu i rrëmbyeshëm i shoqëruar me bubullima dhe me breshër. Më parë rajoni i Tetovës ishte kapluar poashtu nga reshje të shumta të cilat kaun shkaktuar shumë dëm. Nga Qendra për Menaxhim me Kriza, përcjell SHENJA, kanë njoftuar se mbi 50 shtëpi janë vërshuar. “Në 112 në QMK ka më shumë se 200 denoncime për dëmtim të makinave, përfshirë edhe thyerje të xhamave të makinave në lëvizje në autostradën Shkup-Tetovë, posaçërisht në pjesën e komunës së Zhelinës”, kanë njoftuar nga QMK.

Read More

Lajm i trishtë! Ka ndërruar jetë Isuf Kadriu, kolegu ynë, zëvendëskryeredaktori i televizionit ALSAT. Ngushëllime familjes së tij dhe kolegëve të gazetarit Kadriu, i cili do të mbahet mend si një njeri profesionist në punën e tij dhe me shumë vlera njerëzore. Isuf Kadriu ndërroi jetë në moshën 52 vjeçare pas një sulmi kardiak në qytetin turistik Shëngjin të Shqipërisë, ku ishte për pushime me familjen e tij. Është i martuar dhe baba i tre fëmijëve. Shkollimin e mesëm e ka mbaruar në gjimnazin e Gjilanit, ndërsa studimet për gazetari në Universitetin e Tiranës, si njëri ndër gazetarët e parë…

Read More