Author: Tuit7

Për ngjarjen e organizuar në Kuvend, për përkujtimin e gjenocidit në Srebrenicë, ku kryeparlamentari Afrim Gashi bëri dua kanë reaguar nga VMRO-DPMNE-ja dhe LSDM. Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se i respektojnë të gjitha fetë dhe ritet fetare, por shtojnë se Kuvendi nuk është dhe nuk guxon të jetë vend për organizimin e ceremonive fetare, pasi që siç shtojnë Maqedonia me Kushtetutë është përcaktuar qartë si shtet laik. “Ne i respektojmë të gjitha fetë dhe ritet fetare. Por, duam të theksojmë se Kuvendi nuk është dhe nuk guxon të jetë vend për organizimin e ndonjë ceremonie fetare, sepse Maqedonia me Kushtetutë është…

Read More

Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli është takuar sot me filantropin e njohur z. Lazim Destani. Vizita e sotme është zhvilluar në kuadrin e takimeve që Rektori Prof. Dr. Jusuf Zejneli i realizon në 30-vjetorin e Universitetit me personalitete të njohura nga lëmi i arsimit, shkencës, kulturës, artit dhe sipërmarrësisë, sidomos me kontribues që e kanë ndihmuar këtë institucion që në fillim të veprimtarisë arsimore-shkencore. Drejtuesit e UT-së ndër vite e kanë çmuar kontributin e z. Lazim Destani si një arsimdashës i njohur, humanist dhe veprimtar i njohur. Në këtë takim Rektori, Prof. Dr. Jusuf Zejneli theksoi…

Read More

Deputeti i Frontit Evropian Elmi Aziri njoftoi se deputetët në Kuvend kanë deponuar sot nënshkrimet e tyre për propozim ligjin për Lojërat e Fatit, të cilin një ditë më parë e dorëzuan në Kuvend. Ndryshimet e propozuara parashohin mbylljen e të gjitha objekteve të lojërave të fatit në vendbanime dhe veprimi i tyre vetëm në hotele me pesë yje. Me këtë ligj, kazinot, bastoret dhe objektet e tjera të bixhozit thonë se do të largohen nga shkollat, lagjet, fshatrat dhe vendbanimet tona dhe do të jenë vetëm në objekte të caktuara, gjegjësisht në hotele me pesë yje. I bëjnë thirrje…

Read More

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, së bashku me ambasadorin e Bashkimit Evropian dhe shefin e Delegacionit të BE-së në vendin tonë Dejvid Gir, Përfaqësuesin e Përhershëm të UNDP-së Armen Grigorian dhe Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Cvetan Tripunovski, sot ka vizituar rajonin e Prespës, ku së bashku me kryetarin e Komunës së Resnjës, Jovan Tozievski, kanë prezantuar aktivitetet dhe masat plotësuese, në vlerë prej mbi 14 milionë euro, që do të financohen në kuadër të Programit “BE për Prespën”. Euroambasadori Gir në emër të Bashkimit Evropian si investitor dhe…

Read More

zëvendësministra ndërkohë që bërë të ditur emrat e atyre të ASH-së pasi tha se i kanë kaluar në kryesinë qendrore, përcjell TV21. Taravari tha se në Ministrinë e Mbrojtjes, zv/ministre do të jetë Ilfete Ismaili ndërsa në Bujqësi, Flakron Bexheti. “VLEN e di që ka 7 zëvendësministra. E di që Aleanca për Shqiptarët ka Bujqësinë dhe Mbrojtjen, Transporti Dhe Lidhjet, Ministria për Punë të Brendshme, per Sport, Arsim është e gjashta dhe Kultura. Unë i tregoj të ASh-së se i kemi kaluar në kryesinë qendrore. Zv/ministre për Mbrojtje do të jetë zonja Ilfete Ismaili dhe zv/ministër për Bujqësi do të…

Read More

Zëvendëskryeministri i parë, njëherit Ministër i Ambientit Jetësorë dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti së bashku me ambasadorin e e Bashkimit Evropian në Shkup, David Geer kanë vizituar Parkun e Prespës. Nga atje Mexhiti ka premtuar investime të rëndësishme për këtë rajon që përfshin parqe kombëtare në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Greqi. Postimi i plotë: Ngjarja e sotme, shënon një hap të madh përpara në mbrojtjen dhe promovimin e Parkut të Prespës, një zonë e mbrojtur ndërkufitare që përfshin parqe kombëtare në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Greqi. Kjo zonë përfaqëson një trashëgimi shumë të vlefshme natyrore, dhe është detyrimi…

Read More

Dy javë e gjysmë pas zgjedhjes së kabinetit të ri, Qeveria ende nuk është kompletuar me eshalonin e dytë, edhe pse gjatë bisedimeve për ministrat e rinj u tha se edhe ata ishin dakorduar. Zëvendësministrat pritet të dorëzohen si propozim për zgjedhjen e tyre në Kuvend këto ditë pas kthimit të Mickoskit nga Uashingtoni. Koalicioni VLEN ka bërë të ditur tashmë emrat. Aleanca për Shqiptarët, krahu i Taravarit, konfirmoi se Elfete Ismaili është propozim për zëvendësministre të Mbrojtjes dhe Flakron Bexheti për zëvendësministër të Bujqësisë. Nga Besa, Sedat Sulejamni është propozimi për zëvendësministër të Kulturës dhe Turizmit. Alternativa mori postin…

Read More

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se sot në Uashington ka zhvilluar takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Mickoski shkruan: “Zhvillova takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Rajoni mund të zhvillohet vetëm nëse trajtohet shpejt e ardhmja dhe prosperiteti i të gjithë qytetarëve. Të përqendrohemi në pikat që na bashkojnë dhe janë bazë për zhvillimin dhe ndërtimin e marrëdhënieve të mira. Është koha për të filluar një epokë të re të dialogut të barabartë dhe miqësive të sinqerta”.

Read More

Ju lutem kini durim, kushdo që dëshiron të qëndrojë mund të qëndrojë. Kushdo që dëshiron të largohet është i lirë të largohet. Ne kemi siguruar mjaft autobusë dhe kamionë, do të transferoheni në Kladanj”, deklaroi Ratko Mladiç – Komandant i ushtrisë së serbëve boshnjak. Këto fjalë të kriminelit të luftës, të dënuar për gjenocid, Ratko Mlladiç, dhe pas 29 viteve më vonë, janë dëshmi e çnjerëzimit, krimit dhe monstruozitetit. Mijëra djem dhe burra u ekzekutuan, vetëm sepse i përkisnin një grupi tjetër etnik dhe fetar. Autorët më pas varrosën trupat e viktimave në varre masive të bëra me nxitim. Për…

Read More

Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut ka mbajtur mbledhjen e radhës të udhëhequr nga zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti. Në këtë seancë po diskutohen pikat e radhës të prioriteteve qeveritare. Në këtë mbledhje po mungon kryeministri Hristijan Mickoski i cili po merr pjesë në samitin e NATO në Uashington.

Read More