Author: Tuit7

Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka mbledhur strukturat e tij në Gostivar ku anëtarët e organeve drejtuese të mbledhur në këtë Mbledhje të Përgjithshme, miratuan këto tri rezoluta: Legjitimitet, Rezolutë për domosdoshmërinë e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes për fqinjësi të mire, së bashku me ndryshimet kushtetuese dhe Rezoluta mbi organizatën politike. Nga BDI konstatojnë gjendjen shqetësuese, të krijuar për shkak të mos respektimit të vullnetit politik të shqiptarëve si komuniteti i dytë më i madh në vend. “Nënvizojmë se mospërfillja e vullnetit politik të shqiptarëve largon vendin dhe bashkëjetesën ndëretnike si vlerë e shoqërisë…

Read More

Nuk ka turp më të madh politik sesa një BDI që përpiqet të përfitojë nga dhuna ndaj një foshnjeje. A ka fund që ata nuk mund ta depërtojnë? Cila është çmenduria politike të pretendosh se arsyeja e dhunës ndaj një foshnjeje është se BDI nuk është pjesë e Qeverisë? A nuk i regjistruan dje veprimet e ministrit Arben Taravari dhe drejtorit Rexhep Memedi? Dhe së fundi, nëse kërkojnë dorëheqje dhe adresojnë përgjegjësi pas 20 ditësh nga formimi i Qeverisë së re, atëherë çfarë duhet kërkuar për regjimin 22-vjeçar të BDI-së? Të fshihet BDI nga regjistri i partive politike për të…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim i ka quajtur sërish shpifje deklaratat e VLEN-it se BDI do të pranonte të ishte në vendin e tyre në qeverisje me VMRO-DPMNE-në, madje dhe pa kryeparlamentar shqiptar. Nga BDI thonë se VLEN-OBRM-PDUKM po përgadisin opinionin publik për të dhënë Kërçovën dhe Strugën. Reagimi i plotë: Pas instalimit të vazalitetit te turpshëm ndaj VMRO-DPMNE-së, të refuzuarit e shqiptareve e të perzgjedhurit e Mickovskit, pasi ia dorëzuan Ministrinë e Marrëveshjes së Ohrit Stoilkoviqit të Putinit dhe Dimovit të Zingos, pas zëvendësimit të çdo gjëje shqiptare me maqedonase, dhe uljes së përfaqësimit të drejtë për 5% me një…

Read More

Drejtori i Klinikës Klinika Univerzitare për sëmundje të fëmijëve- Shkup, Dr.Rexhep Memedi njoftoi se janë ndërmarrë të gjitha masat në përputhje me normat ligjore, lidhur me rastin e paraqitur nga prindërit e foshnjës 4 muajshe të cilët pohojnë se një motër medicinale i ka shkaktuar lëndim trupor foshnjës së vogël. Ministri i shëndetësisë Dr. Arben Taravari i shoqëruar nga drejtori i Klinikës Klinikës për sëmundje të fëmijëve Dr. Rexhep Memedi mbrëmë ishin në vizitë te shtëpia e foshnjës, ku nga afër janë njoftuar me rastin në fjalë. “Prindërit e foshnjës, edhe pse kanë ngelur shumë të kënaqur nga trajtimi dhe…

Read More

Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) bën të ditur se në 24 orët e fundit ka pasur 26 zjarre në ambiente të jashtme dhe pesë prej tyre janë ende aktive edhe sot. “Pesë zjarret aktive janë në territorin e Maqedonisë së Veriut– Negotinë në atarin e fshatit Kalanjevë (ku digjet bimësi e ulët dhe pylli); Novosellë mbi fshatin Badilen, lokaliteti “Shamok” (pyll me pisha); Gjevgjeli, ndërmjet fshatrave Negorci dhe Kovanec (pyll i përzier); Dollneni, mbi fshatin Crnilishte (po digjet bimësi) dhe në Komunën e Shtipit, në mes të fshatrave Dragoevë dhe Sellcë, lokaliteti “Haxhi Rexhepli” (ku digjet bimësi dhe shkurret).…

Read More

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot në vilën Biljana në Ohër, i priti gratë e zgjedhura menaxhere për vitin 2024, nga vendi dhe rajoni, në kuadër të manifestimit “Zgjedhja e grave më të suksesshme”, organizuar nga agjencia “Marili”. Siç kumtoi Kabineti presidencial, në takim u bisedua për qëllimet e manifestimit, i cili mbahet tashmë 28 vite, si i vetmi në vend dhe me traditën më të mirë rajonale. Në frymën e simbolikës, “Gruaja udhëheqëse” – statujë që u dorëzohet fitueseve, ky manifetim vazhdimisht e promovon menaxhimin e grave. Bashkëbisedueset e njoftuan Davkovën edhe me aktivitetet e Marili Biznis Klubit (MBK) të…

Read More

Vendi i ambasadorit të Maqedonisë së Veriut në Kombet e Bashkuara (OKB) në Nju Jork mund të mos jetë i vetmi post diplomatik që do të jetë vakant në periudhën e ardhshme. Vetë shefi i misionit atje, Lubomir Fërçkoski, ka paralajmëruar se do të tërhiqet pasi ai dhe ambasadori në Romë, Vesel Memedi, janë thirrur për konsultime nga shefi i ri i diplomacisë, Timço Mucunski. Vesel Memedi Pas regjistrimit të popullsisë në Shqipëri, edhe ambasadori maqedonas në Tiranë, Danço Markovski, ishte në Shkup për konsultime. Mucunski, nga Uashingtoni ku ishte pjesë e një delegacioni pjesëmarrës në samitin e NATO-s, nuk…

Read More

Koalicioni VLEN kërkon nga Ali Ahmeti që sonte në Gostivar t’i tregon anëtarëve të partisë dhe qytetarëve se pse ia ofroi Mickoskit mundësinë për të qenë pjesë e Qeverisë me vetëm 4 ministri duke kërkuar marrëveshje paraprake për Çairin dhe Kërçovën. Nga VLEN thonë se BDI po keqpërdor shqiptarët për t’i mbrojtur funksionarët e korruptuar. “Ne si koalicion VLEN e ftojmë Ali Ahmetin që sonte të shfrytëzon tubimin partiak në Gostivar dhe t’i tregon qytetarëve pse i ofroi Hristijan Mickoskit të bëhet pjesë e Qeverisë në vend të VLEN me 4 ministri dhe pa krye parlamentar duke dhënë garanci që…

Read More

Dhuna e konstatuar fizike skandaloze ndaj një foshnje shqiptare 3 muajshe për motive etnike nga personeli mjekësor në Klinikën e Fëmijëve është e papranueshme, jonjerëzore dhe vjen si pasojë e impotencës politike të humbësve të zgjedhjeve që po poshtërsojnë shqiptarët çdo ditë e më tepër. Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon hetim të menjëhershëm dhe përgjegjësi ligjore për shkaktuesit e dhunës dhe përgjegjësi të bartësve të funksioneve pa legjimitetin etnik në ministrinë e shëndetësisë dhe në klinikën për fëmijë. Pamjet e djeshme të një foshnje përplot me shenja dhune tmerruan opinionin publik dhe dorëheqja dhe përgjegjësia nuk duhet të vonojë as…

Read More

VLEN e falenderon Frontin Evropian që në mungesë të programit të vet, ka filluar të përkrah pika programore të koalicionit VLEN. Përkrahjen e parë të tyre, për mbylljen e tërësishme të lojërave të fatit në Maqedoninë e Veriut, të gjithë deputetët e koalicionit VLEN do e mbështesin. Pra, pa kurrëfarë hamendje do ta mbeshtesim Propozim Ligjin që e paraqitën sot Fronti Evropian, e të cilin e morën nga Programi i koalicionit VLEN! Kjo, është shenjë e mirë, që tani e tutje, në vend që të shkojnë në zyret e VMRO-së, po hyjnë dhe përkrahin programin e Qeverisë VLEN! Njëkohësisht i…

Read More