Author: Tuit7

Kryeministri Hristian Mickoski thotë se gjendja me Buxhetin është alarmante dhe se mungojnë para për çka organet e hetuesisë do të kenë shumë punë në periudhën e ardhshme. Para për rritjen e premtuar të pensioneve, thotë se do të ketë. Në ditarin qendror në televizionin “Sitel”, Mickoski tha se për “Pyjet Kombëtare” ku të punësuarit nuk kanë marrë pagë katër muaj, nevojiten prej 250 deri 300 milionë denarë, për “Ujësjellësin” prej 60 deri 100 milionë denarë, ndërsa mungojnë edhe tre miliardë e 700 mijë denarë për bujqit. “Kanë bërë Buxhet për gjashtë muaj sikur e dinin se nuk do të…

Read More

VLEN deri në zgjedhjet lokale do të funksion si koalicion. Më pas do të shqyrtohet ideja që të shkrihet në një parti, shkruan Alsat. Kreu i Tetovës, Bilall Kasami tha se deri atëherë bashkëpunimi do të vazhdon në këtë formë. “Neve duam që ky proces të jetë i natyrshëm. Ashtu kemi vlerësuar se deri tani kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyer. Kështu do të shkojmë deri në zgjedhjet lokale, ndërsa më pas do të shkojmë një hap tutje me idenë e formimit të një subjekti politik”, tha Bilall Kasami, Koalicioni VLEN. Nga mbledhja e fundit e krerëve të partive është…

Read More

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi ka njoftuar se lideri i partisë, Ali Ahmeti do të angazhojë ekip ndërkombëtar me në krye Paul William, për, siç shkruan Ademi, gjetjen e zgjidhjes për “mosrespektimin e vullnetit të votuesve” “Kryetari Ahmeti paralajmëroi një sërë aktivitetesh për respektimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe legjitimitetit etnik që buron nga fryma e МO-së, për rrjedhojë, ai ka angazhuar një ekip ndërkombëtar ekspertësh të udhëhequr nga Paul Williams, autor i tekstit të Marrëveshjes së Ohrit në vitin 2001. Ekipi është duke punuar në disa ide të propozuara për të pamundësuar mosrespektimin e vullnetit të votuesve në të…

Read More

Roberta Metsola është rizgjedhur të martën si presidente e Parlamentit Evropian për një mandat dyvjeçar e gjysmë. Metsola nga Partia Popullore Evropiane (EPP) e cila mori detyrën në janar të vitit 2022, u përball vetëm me një kundërshtar nga e majta, raporton AP. Ajo mori 562 vota nga 720, duke siguruar rizgjedhjen e saj në rundin e parë. Para rizgjedhjes Metsola ka thënë se sfidat që e presin Evropën, do të kërkojnë udhëheqje të fortë. “Dua të ndihmoj për të kapërcyer boshllëqet e mbetura midis asaj që njerëzit presin nga Evropa dhe asaj që ne mund të ofrojmë. Kështu që…

Read More

Qeveria e re e Republikës së Maqedonisë së Veriut e udhëhequr nga koalicioni VMRO-VLEN gjatë ditës së sotme ka emëruar një sërë pozicionesh drejtuese të institucioneve në vend. Një ndër emrat që është edhe Eljesa Neziri, i cili është emëruar si drejtor i Agjencionit për Pronësi Industriale-Shkup, si kuadër i Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit. Kujtojmë që Eljesa Neziri është djali i komandantit tashmë të ndjerë të UÇK-së, Ridvan Nezirit i cili u vra nga shërbimet sekrete në vitin 2003, kështu duke i lënë dy fëmijë jetima, në mesin e të cilit edhe Eljesain asokohe vetëm 7-vjeç. Ndryshe, emërimi i…

Read More

Në bazë të njoftimit të dërguar me shkrim nga MPB-SPB Shkup, Departamenti për hetime të aksidenteve, për ngjarje në të cilën shoferi i autobusit të NQP-së Shkup më 8 korrik humbi kontrollin ndaj automjetit për transport publik, ka shkuar në të majtë dhe ka goditur në rrethojën e betonit në bulevardin “Goce Dellçev”, me ç’rast lëndime mori shoferi i evidentuar i autobusit dhe dy udhëtarë, Prokuroria Themelore Publike Shkup ka formuar lëndë dhe ndërmerr veprime për hulumtimin e ngjarjes. Prokurori publik kompetent, njoftuan sot nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, do t’i hetojë edhe pretendimet e bëra…

Read More

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, pasdite me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 13 deri 22 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijnë nga 36 deri 43 gradë. Indeksi UV do të ketë vlerën 10. Në Shkup me diell dhe shumë ngrohtë. Temperatura minimale do të zbresë deri në 21, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 41 gradë. Sipas parashikimit të DPHM-së, moti me diell dhe shumë i nxehtë do të…

Read More

Krahas viruseve sezonale, në Shqipëri këtë verë shënohet rritje e rasteve të të infektuarve me koronavirus. “Derisa në vendet evropiane qarkullon nënvariant i ri i KP.3, ajo që rriti numrin e të infektuarve në Shqipëri është fakti se po qarkullon nënvariant i omikronit, i cili prek më së shumti fëmijët dhe grupmoshat 30 vjeç e më të moshuar”, njoftoi Top Çanel. “Kovidi është i pranishëm gjatë gjithë vitit, në asnjë moment nuk kemi pasur 0 raste. Tani vërehet një luhatje e kurbës dhe kemi dhjetëra raste në ditë”, thotë Eugena Tomini, drejtoreshë e Institutit për shëndet publik. Edhe mjekët në…

Read More

Ka ndërruar jetë biznesmeni Çedo Radomiroviq. Radomiroviq ndërroi jetë në Spital, pasi i njëjti ishte gjetur i lënduar rëndë në fshatin Orman. Ai ishte parë në gjendje të rëndë, pranë veturës së tij, megjithatë ende ka dilema për mënyrën e vdekjes së tij.

Read More

Zëvendëskryeministri dhe ministri në Ministrinë e komuniteve, Ivan Stoilkoviq ka bërë të ditur në Kanal5 se do ti bëj revizion mbi 3 mijë punësimeve që kanë kaluar përmes kësaj ministrie, më parë e njohur si sekretariat për Marrëveshjen e Ohrit. Ai në një intervistë për “Kanal5” paralajmëroi gjithashtu një revizion të posaçëm për të gjithë ata që janë punësuar fillimisht përmes kësaj ministrie, e më pas janë shpërndarë nëpër institucionet tjera. Sipas vlerësimeve të Stoilkoviç, ka më shumë se 3,000 vende pune. Stoilkoviq njoftoi se nga gjithsej 294 të punësuar në ministri që deri më parë udhëhiqej nga Artan Grubi,…

Read More