Author: Tuit7

Agim Krasniqi dhe Sehat Ramadani janë ekstraduar nga Kosova në Maqedoninë e Veriut dhe i janë dorëzuar organeve kompetente gjyqësore. Dorëzimi i tyre është bërë dje, kanë konfirmuar për televizionin Telma nga MPB, përcjell INA. Ata janë vendosur në burgun e Shtipit për të vuajtur dënimin me të cilin janë dënuar, ku nuk janë kthyer pas një fundjave të lirë në vitin 2020. Si Krasniqi ashtu edhe Ramadani duhet të kryejnë edhe tre nga gjithsej 15 vjet burg që morën në vitin 2008. Ata u dënuan për disa vepra që lidhen me rrëmbim, dhunë, zhvatje dhe armë pa leje. Krasniqi…

Read More

Presidenti i SHBA-së, Xhozef Bajden do t’i kthehet fushatës parazgjedhore javën e ardhshme, pas vetizolimit për shkak të simptomave të lehta të Kovid-19, deklaroi sot shefja e shtabit të tij, Xhen O’Mali Dilon. Ajo tha se Bajdeni është fort i përkushtuar për ta mposhtur ish presidentin amerikan Donald Tramp, transmetojnë mediat britanike. “Ai është absolutisht i përkushtuar ndaj kësaj”, tha Dilon në një intervistë për MSNBC. Ajo tha se shqetësimi që njerëzit shprehin duhet të merren seriozisht, por mënyra që të tejkalohet, tha ajo është “t’i kthehemi punës për ta mposhtur Donald Trampin”. O’Mali Dilon tha gjithashtu se Bajdeni do…

Read More

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka takuar sot ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski. Në këtë takim, siç theksohet në kumtesën e kabinetit të Kasamit,  është biseduar për shumë çështje që janë në interes të qytetarëve. “Me ministrin biseduam për planin zhvillimor të qytetit, për Planin gjeneral urbanistik, për planin e rregullimit të infrastrukturës si dhe për shumë projekte që janë nën kompetenca të kësaj ministrie dhe komunës. Bashkëpunimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve dhe projekteve do të ndikojë dukshëm në zhvillimin e Tetovës”, thuhet në kumtesë.

Read More

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të samitit të katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ka takuar dje kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas.\ “Paqja dhe siguria në Evropë kërkojnë lidership të fortë dhe të guximshëm, të cilin kryeministrja Kallas e ka demonstruar në vazhdimësi”, ka theksuar presidentja Osmani.

Read More

Mediat serbe kanë publikuar pamje të Faton Hajrizit të vdekur. Ndërsa, qeveria serbe ka thënë të premten se është vrarë personi që në orët e para të së enjtes vrau një polic në Serbi. Identiteti i personit të vrarë nuk është përmendur në komunikatën e lëshuar nga autoritetet serbe. Autoritetet në Serbi kanë thënë të premten se ishin duke e kërkuar intensivisht Faton Hajrizin, si të dyshuar për vrasjen e policit serb dhe plagosjen e një tjetri.

Read More

Samiti i Komunitetit Politik Evropian (EPC Summit) i mbajtur në Londër ishte një ngjarje e rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit dhe dialogut mes vendeve të Evropës. Në kuadër të këtij samiti, së bashku me Kryeministrin z. Mickoski dhe Ministren e Energjetikës, znj. Sanja Bozhinovska, patëm një takim konstruktiv edhe me Presidentin e Këshillit të Evropës, z. Charles Michel. Gjatë këtij takimi, theksuam rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me institucionet evropiane, për të përmbushur qëllimet tona strategjike, veçanërisht në fushat e mjedisit dhe energjisë. Gjithashtu diskutuam mbi sfidat dhe mundësitë, që paraqiten për Maqedoninë e Veriut, duke nënvizuar angazhimin tonë për…

Read More

Gjatë qëndrimit në Londër, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC Summit), realizuam takime, me një sërë liderësh dhe përfaqësuesish të rëndësishëm ndërkombëtarë. Bashkë me kryeministrin, z. Hristijan Mickoski, patëm kënaqësinë të takohemi edhe me Presidentin e Ukrainës, z. Volodymyr Zelensky. Diskutuam çështje kyçe që prekin rajonin tonë, përfshirë sfidat e sigurisë dhe perspektivat, për vendet tona. U ndalëm te integrimi në strukturat euroatlantike, që synon të sigurojë një të ardhme më të begatë dhe më të sigurt për qytetarët tanë. Po ashtu, diskutuam për domosdoshmërinë e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar, për të përballuar sfidat e përbashkëta. Theksova…

Read More

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, ka folur për temat aktuale që kanë rëndësi, duke përfshirë punën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, diplomacinë, politikën ndërkombëtare dhe integrimin evropian. Mucunski theksoi edhe një herë se Ljubomir Frçkoski, i cili përfaqëson vendin në Kombet e Bashkuara, është ftuar në konsultime në ministri dhe ka theksuar se i gjithë procesi do të zgjasë së paku edhe një muaj. “Isha shumë i shqetësuar për punën financiaro-materiale dhe diplomatike të asaj Përfaqësie Konsullore Diplomatike. Nuk mund të ndodhë që të ketë indikacione serioze për mungesë të mjeteve financiare dhe…

Read More

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti ndodhet në Londër, në Samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC Summit) si pjesë e delegacionit të Maqedonisë së Veriut e cila udhëhiqet nga kryeministri, Hristijan Mickoski. Kjo është një mundësi shumë e veçantë për vendin, ku do të diskutohet për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut, si dhe përforcimin e bashkëpunimit me vendet tjera pjesëmarrëse në Samit. Nuk do të mungojnë as takimet dhe diskutimet me përfaqësuesit e lartë të qeverive tjera dhe organizatave ndërkombëtare. Angazhimi i delegacionit qeveritar do të jetë maksimal në prezantimin…

Read More

Para pak çasteve, janë dëgjuar disa të shtëna me armë në lagjen Çair të Shkupit. Sipas informacioneve jozyrtare bëhet fjalë për një përplasje mes grupeve kriminale dhe pas shkëmbimit të zjarrit ka edhe të plagosur, raporton news24. Më shumë informacion priten në orët në vijim.

Read More