Author: Tuit7

Presidenti amerikan Joe Biden nuk do të jetë më kandidat për rizgjedhje në votimet amerikanë që mbahen gjatë këtij viti. Ai përmes një letre i është drejtuar popullit amerikan për vendimin. Biden ka treguar për vendimet të cilat i ka ndërmarrë gjatë kohës si president dhe do të vazhdojë këtë deri në fund të mandatit. Ka shtuar se është më e mirë për partinë e tij dhe SHBA-në që të mos jetë kandidat sërish për president. Më poshtë letra e plotë e Biden: Gjatë tre viteve e gjysmë të fundit, kemi bërë përparime të mëdha si Komb. Sot, Amerika ka…

Read More

Joe Biden ka vendosur që të tërhiqet nga gara presidenciale për Shtëpinë e Bardhë, sipas lajmit të konfirmuar nga BBC. Ky vendim vjen pas një “vale” thirrjesh të zyrtarëve amerikanë që i kërkonin Biden-it që të tërhiqej nga gara presidenciale e SHBA. Tashme pritet emri që do të jetë përballë Donald Trump për zgjedhjet e planifikuara në 5 nëntor 2024, por që tashmë do të shtyhen dhe me gjasë pritet një datë e re. Në një letër të postuar në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ai tha se ka qenë nderi më i madh i jetës së tij të…

Read More

Në 7 vjetorin e ndarjes nga jeta, u përkujtua gazetari Qani Mehmedi ku të pranishëm ishin familjarë, kolegë dhe kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari. Homazhe u bënë në vendlindjen e Qani Mehmedit, në Drogomisht të Vogël. Për Qaniun, foli djali i tij Mentori dhe vajza Besiana, që folën me shumë krenari për të atin. Besiana tha që vendlindja e babait është pikëtakimi që e mbanë të përjetshëm kujtimin për të. Ajo që vlen të theksohet ishte se mbesa e Qani Mehmedit, Uskana e cila ishte e pranishme në vendin e ngjarjes që mbante fanelën me fotografinë dedikuese për…

Read More

Dr. Poll Viliams, i njohur si autor i Marrëveshjes së Ohrit nga viti 2001, ka konfirmuar eksluzivisht për Klan Maqedoni që, bashkë me kompaninë e tij ligjore PILPG (Grupi Ligjor dhe i Politikës Ndërkombëtare Publike) dhe ekipin e juristëve ndërkombëtare, po punon mbi çështjen e mos respektimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe legjitimitetit ndëretnik të institucioneve të vendit. pyetur nga televizioni Klan Maqedoni, Paul Villiams dhe PILPG kanë konfirmuar që janë duke punuar në një propoIm platformë mbi përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në procesin e formimit të Qeverisë dhe legjitimitetit ndëretnik të Qeverisë. Më herët, gjatë një tubimi gjithëpartiak…

Read More

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti do të organizojë takim me mërgimtarët në Çarshinë e Vjetër të Shkup, që siç ka njoftuar, takimi do të mbahet nga ora 19:30. Mexhiti ftoi mërgimtarët që të marrin pjesë. “Të dashur mërgimtarë, Ju ftoj në bashkëbisedim vëllazëror në Çarshinë e Vjetër të Shkupit (Te Arasta), nesër me fillim në ora 19:30. Ju mirëpres e shihemi nesër”, shkroi Mexhiti.

Read More

Kryeministri Hristijan Mickoski ka komentuar raportimet në media se disa ekpertë ndërkombëtarë të angazhuar nga BDI-ja dhe autorët e Marrëveshjes së Ohrit, janë duke analizuar disa variante të ndarjes së Maqedonisë së Veriut sipas modeleve të Belgjikës dhe Irlandës së Veriut. Politikat e udhëheqësisë së BDI-së nuk do t’i komentoj. Ato janë supozoj politikat e tyre të brendshme. Por, ajo me të cilën ata po tentojnë të shfaqen në opinion janë politika të dezintegrimit, prishjes së karakterit unitar të shtetit. Kam menduar se kanë marrë mësim dhe se do të dalin të kërkojnë falje për gjithçka që kanë bërë, vetëm…

Read More

Arben Taravari, pjesë e Qeverisë ka reaguar pas lajmit ku kumtohen dy modelet që shqyrtohen nga eskpertët ndërkombëtarë dhe autorët e Marrëveshjes së Ohrit, të angazhuar nga BDI-ja, transmeton TV21. “Është interesante se si BDI-ja pas 22 vjetësh, për herë të parë kujtohet sot se si do të ishte një zgjidhje territoriale adekuate për Maqedoninë. Nuk është 1 as 2 por 22 vjet vonesë… BDI-ja po dështon edhe në Opozitë…”, shkroi Taravari në Facebook

Read More

Në protestën e sotme kundër arrestimit të Blerim Ramadanit, Mevludin Bajrami, veteran i luftës ka dënuar arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani, dhe dërgimin e tij në paraburgim ekstradues nga policia e Maqedonisë së Veriut dhe gjykata vendore, duke e cilësuar këtë akt si të papranueshëm. Veteranët dhe bashkëluftëtarët e Blerim Ramadanit kërkojnë lirimin e tij të menjëhershëm, tërheqjen e urdhër-arrestit të lëshuar nga regjimi i Vuçiqit dhe mospërsëritjen e veprimeve të autoriteteve policore dhe gjyqësore nën diktatin e Serbisë. “Në emrin tim dhe në emrin tuaj i përshëndes të gjithë familjarët e dëshmorëve të luftës, invalidët e luftës.…

Read More

Microsoft thotë se 8.5 milionë kompjuterë në mbarë botën janë çaktivizuar nga ndërprerja globale e IT. Është hera e parë që vihet re një numër kaq i prekur për incidentin, i cili ende po shkakton probleme në mbarë botën. Defekti erdhi nga një kompani e sigurisë kibernetike e quajtur CrowdStrike e cila dërgoi një përditësim të softuerit për numrin e madh të klientëve të saj. Microsoft, i cili po ndihmon klientët të rikuperohen, tha në një postim në blog: “Aktualisht vlerësojmë se përditësimi i CrowdStrike preku 8.5 milionë pajisje Windows”. Postimi i David Weston, nënkryetar, ndërmarrje dhe OS në firmë,…

Read More

Kryeministri Hristjan Mickoski tha se nuk janë politikanët ata të cilët vlerësojnë nëse është shkelur apo jo Masrrëveshja e Prespës, por institucionet ligjqevenëse ndërkombëtare, siç është Gjykata e Hagës. Ndërsa sa i përket takimit të tij me presidentin Rumen Radev në Londër, Mickoski tha se është biseduar rreth propozimit që të merret shembulli i vendeve balltike, por tha se tani për tani vlerëson se nga pala tjetër nuk ka energji për dialog. “Nëse unë do të mendoja se dikush ka shkelur një marrëveshje ndërkombëtare, angazhoj avokatë, filloj një process dhe është gjykata ajo që tregon si është e vërteta. Ndërsa…

Read More