Author: Tuit7

Serbia kërkon ekstradimin nga Maqedonia e Veriut, të ish-ushtarit të UÇK së Kosovës, Blerim Ramadani, i cili u ndalua një javë më parë në vendkalimin kufitar të Jazhincës. Ministri i brendshëm serb Ivica Daçiq, tha se kjo varet nga organet e brendshme të Maqedonisë së Veriut. Ai sot në Tabanocë, gjatë takimit me homologun e tij të Maqedonisë së Veriut Pançe Toshkovski, tha se Serbia ka një listë për flet-arreste ndërkombëtare ndaj pjesëtarëve të UÇK-së, të cilët dyshohen për krime lufte në Kosovë në vitet 97-99. “Ne kemi listën e shumë njerëzve që kanë marrë pjesë në krime gjatë kohës…

Read More

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka folur për modelet që shqyrtohen nga BDI për të “shprehur pakënaqësinë për cenimin e legjitimitetit të votës shqiptare”. Sela përmend ndarjen në formë “kantonizimi, regjionesh gjyqësore”, që sipas tij, tashmë zbatohen në shtetet evropiane që kanë komunitet edhe më të vogël se shqiptarët – nën 30%.

Read More

E inkurajojmë Toshkovskin që të bëjë hetime dhe kallëzime penale kundër të gjithë politikanëve nga të gjitha partitë ku ka prova, por mund të fillojë nga vetja dhe Janushevi, akuzojnë nga LSDM. “Në vend që të spiunohet me BDI-në, të shpjegojë se si ai dhe Janushev kanë bërë biznes me banesat në të njëjtën ndërtesë. Le të dalë dhe t’i tregojë publikut se si kanë arritur në banesat komode me Janushevin dhe në çfarë procedure. Sa i përket BDI-së, siç duket Mickoski nuk e ka njoftuar se janë në koalicion të fshehtë. BDI siguroi shumicën për VMRO-DPMNE-në për ndryshimet me…

Read More

Në seancën e sotme qeveritare janë emëruar disa drejtor të institucioneve të RMV-së. Ushtrues detyre drejtori burgut Idrizovë -Shkup është emëruar Boban Utkovski. U.d. zëvendësdrejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë u emërua Fadil Asani. Drejtor i Administratës për Çështje Pronësore dhe Juridike është emëruar Zoran Krstanoski. U.d. drejtor i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ilija Stoilev. U.d. Zëvendësdrejtor i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Fadil Asani. Hristina Smilevska u emërua U.d. zëvendësdrejtor i Agjencisë për Rezerva Mallrash. Ibrahim Elezi me propozim të drejtorit të Administratës për Ekzekutimin e Sanksioneve është emëruar…

Read More

Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka njoftuar se Qeveria sot ka dhënë mendim në lidhje me kërkesën e grupit parlamentar të koalicionit VLEN, për interpretimin autentik të Ligjit për lojërat e fatit dhe ka sjell konkluzion se i njëjti është shkelur. Në një prononcim për gazetën LAJM, Mexhiti sqaroi se ky mendimi i Qeverisë duhet të kalojë edhe në Parlament me çka do t’i hapet rruga anulimit të të koncesioneve për kazinotë online. Mexhiti paralajmëroi se hapi tjetër i Qeverisë është miratimi i një Ligji të ri, më rigoroz, për lojërat e fatit, me të cilin do të mbylleshin 70%…

Read More

Me 76 vota “pro” dhe 16 “kundër” dhe pa asnjë abstenim, sonte në Kuvend, në suaza të seancës së 11-të, janë zgjedhur zëvendësministrat në Qeveri, të cilët pas zgjedhjes do të japin deklaratë solemne. Zëvendësministër i mbrojtjes është zgjedhur Elfete Ismaili, ekonomiste e diplomuar. Përvojën e saj të punës e filloi në Fondin për rrugët magjistrale dhe rajonale. Nga viti 2006 deri në vitin 2008 ishte drejtoreshë e Postës GCPC Shkupi 2, ndërsa nga viti 2008 deri në vitin 2019 ishte e punësuar në SHA “Posta e Maqedonisë” si bashkëpunëtore e marketingut. Nga viti 2019 deri në vitin 2024 ishte…

Read More

Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka thënë se kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, e ka kopjuar nga lideri i RDK-së së dikurshme, Rufi Osmani, idenë për ndarjen e vendit në territore, sipas modelit irlandez dhe belg. Para idesë së Ali Ahmetit kjo ide është e liderit të RDK-së së dikurshme, profesor Rufi Osmanit që në atë kohë Ali Ahmeti e quantë një fluskul për prishjen e marrëdhëniet ndëretnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve”, tha Azizi për gazerën LAJM.

Read More

Gjatë ditës së sotme, zhvillova një takim të rëndësishëm me përfaqësuesen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) nga Vjena, znj. Sonia Gebert. Gjatë takimit, diskutuam për miratimin dhe zbatimin e politikave dhe iniciativave inovative, të fokusuara në mbrojtjen e natyrës dhe mjedisit. Në qendër të bisedimeve tona ishte zbatimi i projektit të GEF/UNEP “Promovimi i Menaxhimit të Qëndrueshëm të Tokës”, “Përforcimi i Kornizës Ligjore dhe Institucionale”, “Ngritja e Kapaciteteve dhe Restaurimi i Peizazheve Malore më të Cënueshme.” Theksuam mbështetjen e ofruar nga UNEP-i në përpjekjet tona kombëtare, për arritjen e objektivave për neutralitetin e degradimit të tokës.…

Read More

Sot (23.07.2024) në ora 17:15 në SPB Tetovë është raportuar se në Debresh të Gostivarit është qëlluar me armë zjarri daj personit R.K. (35) nga Debreshi, kurse si të dyshuar se e kanë kryer veprën janë dy vëllezërit J.V. dhe B.V. nga i njëjti fshat, të cilët ndodheshin në automjetin e pasagjerëve “Volvo” me targa zvicerane, B.V. është arrestuar kurse e ka dorëzuar edhe pushkën automatike me të cilin ka kryer krimin, po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit. /alsat.mk

Read More

“N’ty mendoj kur agon drita, Kur bylbyli mallshem kndon, N’ty mendoj kur soset dita, Terri botën kur e mblon.” Kështu e nis poezinë e tij për Atdheun Gjergj Fishta, e qe këto vargje janë pasqyra më e mirë e dashurisë dhe përkushtimit të palëkundur te mergimtareve ndaj Atdheut. Bien e zgjohen, me Atdheun e tyre në mendje e zemër. Të dashur mërgimtarë, Sot pata kënaqësinë dhe privilegjin të jem në mesin tuaj. Ju , që ndonëse jeni larg vendit tuaj me trup, por, jeni gjithmonë afër me shpirt. E, ardhja juaj çdo vit, është dëshmi e kësaj dashurie të pashuar,…

Read More