Author: Tuit7

Personi i vrarë në Lloznicë të Serbisë më 19 korrik është Faton Hajrizi dhe trupi i tij gjendet në morgun e këtij qyteti, kanë bërë të ditur burimet e KOHËS të enjten. Konfirmimi është bërë pas analizimit të materialit të marrë nga strishoja e nënës së Fatonit. Në morgun e Lloznicës aktualisht gjendet avokati i autorizuar nga familja Hajrizi, Arianit Koci, i cili është duke u marrë me procedurat e tërheqjes së trupit dhe transportimit në Kosovë. Faton Hajrizi u vra më 19 korrik në afërsi të kufirit mes Serbisë dhe Bosnjës. Një ditë më herët, ai dyshohet se ka…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim bën të ditur nga shtatori se do të dalë në terren, pasi drafti i Pol Uilliamsit, i cili u angazhua nga BDI për të gjetur një zgjidhje për respektimin e legjitimitetit, u shqyrtua  dje në Kryesinë Qendrore në Reçicë të Vogël. Këtë e tha për TV21, nënkryetari i partisë, Arbër Ademi, i cili tha se për 13 gusht planifikojnë një manifestim qendror dhe nga shtatori do të kenë aktivitete në terren, pas saktësuar se për çfarë aktivitetesh bëhet fjalë dhe nëse janë këto protestat që janë paralajmëruar kohë më parë. “Drafti u shqyrtua, u analizuan dhe…

Read More

Koalicioni “Vlen” vlerëson se Lojërat e fatit përbëjnë kancer për shoqërinë. Vlen akuzon se BDI dhe siç thekson satelitët e saj përmes obstruksioneve po përpiqen të mbrojnë krimin e tyre. Në një shoqëri të përparuar dhe të drejtë, mbrojtja e interesave publike dhe mirëqenia e qytetarëve duhet të jenë prioritet absolut. Megjithatë, në realitetin tonë, falë politikave të gabuara dhe të papërgjegjshme të BDI-së lojërat e fatit hynë në çdo shtëpi përmes internetit, duke thelluar edhe më shumë dëmet sociale dhe ekonomike nga objektet e kazinove që janë të pranishme në çdo cep. Me justifikimin nga Komisioni legjislativ dhe juridik…

Read More

Ka reaguar VMRO-DPMNE-ja. Partia maqedonase në pushtet vlerëson se Ahmeti nuk e ka mësuar leksionin se nuk duhet ta nënvlerësojë VMRO-në dhe se gjithçka që bën një ditë do t’i kthehet në kokë ashtu siç iu kthye prishja e parimit të koalicionimit fituesi me fituesin të cilin vet e shkeli në vitin 2017. VMRO thekson se nuk do të lejojë që siç e quan një bandë kriminale ta rrëmbej ardhmërinë e të gjithë qytetarëve të vendit, dhe çdoherë kur nuk do të jetë në pushtet dhe çdoherë kur do të duhet të përballet me Drejtësinë të nxisë tensione në shtet.…

Read More

Përpiluesi i Marrëveshjes së Ohrit, Poll Uilliams, që u angazhua nga BDI-ja për të gjetur për gjetjen e zgjidhjes për respektimin e legjitimitetit, tashmë e ka përgatitur një draft-tekst të cilin e ka dërguar për komente në BDI. Integristët u mblodhën sot në selinë Qendrore në Reçicë të Vogël për të diskutuar mbi këtë draft, për të cilin, nënkryetari i partisë Arbër Ademi, tha se ka të bëjë me sanksionimin e legjitimitetit dhe me respektimin e vullnetit të qytetarëve për formimin e qeverisë. Ademi u përgjigj edhe për pohimet e kryeministrit Mickovski, i cili pardje tha se ka informacione nga…

Read More

Suad Saliu nga sektori civil në një status në “Facebook”, ka reagur ndaj Ministrisë së Financave të cilët po e anashkalojnë ecurinë dhe përkrahjen ndaj projektit kapital Korridori 8. Nga Ministria u shprehën se nuk është projekt parësor sepse nuk ka interes shtetëror, ndërsa Saliu në reagimin e tij në Facebook ka përmendur disa nga arsyet e shumta pse ky projekt është jetik për vendin. Ndër të tjera në faktet e përmendura, ai iu referohet ndërkombëtarëve. Reagimi i plotë: Ministrja e financave dhe kryeministri po e problematizojnë investimin në korridorin 8, duke u arsyetuar se është investim pa benefite ekonomike…

Read More

Nga VMRO-DPMNE thonë se mbështesin qëndrimin e ministres së Financave, Gordana Dimitrievska Koçoska, e cila dje tha se Korridori 8 nuk është prioritet, pasi nuk ka vlerë të shtuar, përcjell TV21. Nga VMRO thonë se projekti aktual përfundon në tunel pa dalje. Vlerësoj se shpjegimin që e dha ministrja ishte i gjerë dhe mjaftueshëm i kuptueshëm, por do të thosha që ndoshta është korridori i vetëm që përfundon në tunel që nuk ka dalje, kështu që vlerësoj që gjithçka që është thënë dje në konferencë për shtyp është logjike dhe mirë e shpjeguar”, tha Marija Miteva, deputete e VMRO-DPMNE-së.

Read More

“Një djalë katër muajsh nga një fshat i Strugës është sjellë nga prindërit në Repartin e Fëmijëve në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë pa shenja jete. Sipas njoftimit, paraprakisht kanë thirrur ekipin e Emergjencës Mjekësore – Strugë, i cili ka bërë reanimacion në shtëpinë e familjes, pas së cilës foshnja është dërguar në spital, ku është konstatuar se ka vdekur”, tha Dimoski zëdhënsi i policisë së Ohrit.

Read More

Kryesia qendrore e BDI-së, është mbledhur në Selinë Qendrore në Reçicë të Vogël. Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi tha se në mbledhje do të diskutohet për draft platformën e legjitimitetit që ka përgatitur Paul Williams, dhe për idenë e vetingut. “Do të flitet për shënimin e përvjetorit të arritjes së marrëveshjes paqësore të Ohrit, gjithashtu do të diskutohet lidhur me draftin që e ka përgatitur autori i MO-së, z.Paul Williams, që ka të bëjë me sanksionimin e legjitimitetit dhe me respektimin e vullnetit të qytetarëve për formimin e qeverisë, të shprehur në zgjedhje të lira dhe demokratike, po ashtu do…

Read More

“BDI dhe satelitët e saj vazhdimisht kanë nëpërkëmbur kulturën shqiptare, dhe e fundit nga kjo nëpërkëmbje është edhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe në Maqedoninë e Veriut me drejtorin e këtij institucioni, Shkodran Tolaj, i cili si arritje në karrierë ka vetëm faktin që është këngëtar personal i Ali Ahmetit”, thuhet në reagimin e VLEN-it. Sipas VLEN rrëfimet e punonjësve të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqipe janë skandaloze dhe të tmerrshme. “Koalicioni VLEN përshëndet guximin dhe kurajon e këtyre punonjësve që kanë dalë publikisht për të shpalosur “mëkatet” e këngëtarit të Ali Ahmetit, Shkodran Tolaj. Ky person, në…

Read More