Author: Tuit7

Mirëseerdhe në shtëpinë tënde” me këtë fjali Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Bajram Begaj priti në Presidencë zv.kryeministrin e Parë dhe ministër i Mjedist Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, z.Izet Mexhiti. Në takim, që u zhvillua gjatë vizitës së parë zyrtare në Shqipëri të zv.kryeministrit Mexhiti, presidenti Begaj uroi zëvendëskryeministrit Mexhiti detyrën e re dhe rezultatin zgjedhor, ndërsa u diskutua bashkëpunimi në të gjitha fushat mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me ç’ rast marrëdheniet mes dy vendeve u vlerësuan të shkëlqyera, me synim të zgjërimit të vazhdueshëm. Diskutimet u përqendruan në projekte me interes strategjik për të dy vendet,…

Read More

Deputeti i koalicionit VLEN, Rijad Shaqiri ka akuzuar BDI-në për mashtrime dhe hajni. “BASHKIMI JODEMOKRATIK PËR DEZINTEGRIM JANË DOKTORË TË GËNJESHTRËS DHE HAJNISË Sa herë që duhet të gënjehet diçka, paraqitet Arbër Ademi”, ka shkruar Shaqiri. “Si fillim me dashamirësi e porosisim që të shkojë te Ali Ahmeti dhe ta pyesë: Pse vendosi të bojkotojë raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale përkundër premtimeve ndaj faktorit ndërkombëtar? Pse u thatë një gjë aleatëve, ndërsa emisarët tuaj në VMRO-DPMNE thanë krejt të kundërtën? A është e vërtetë që në emër të BDI-së ju ofruat të hyni në qeveri në vend të VLEN-it…

Read More

Zv/kryeministri i parë i Maqedonisë, Izet Mexhiti është takuar me kryeministrin shqiptar Edi Rama. “Takimi im me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, filloi si një takim zyrtar, por shpejt mori një drejtim tjetër, duke u shndërruar në një bisedë vëllazërore e të ngrohtë. Pritja e përzemërt e kryeministrit Rama, dhe humori i tij i veçantë, e shndërroi takimin formal në një bashkëbisedim mes miqsh. Në një atmosferë të relaksuar, me kryeministrin Rama ndërruam shumë tema, por gjithnjë të vetëdijshëm se vlerat tona të përbashkëta janë një sfond i pakapërcyeshëm. Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit mes dy qeverive dhe vendeve tona,…

Read More

Zëvëndëskryeministri i parë në RMV, Izet Mexhiti, ka takuar sot në Tiranë, kryeministrin shqiptar Edi Rama. Në një pronocim të shkurtë për gazetën LAJM, pas takimit, Mexhiti tha se Tirana zyrtare njeh verdiktin e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut dhe qeverinë e re të Shkupit. “Qeveria shqiptare e njeh verdiktin e zgjedhjeve, e njeh qeverinë e re, është e interesuar ta vazhdojmë dhe thellojmë bashkëpunimin mes dy shteteve”, tha Mexhiti për gazetën LAJM, pas takimit me Ramën. Ai më tej sqaroi se në takim është biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. “Diskutuam për të filluar bashkëpunimin e ri,…

Read More

Sot pata kënaqësinë të marr pjesë në Konferencën e Ambasadorëve në Tiranë, një ngjarje e organizuar nga Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, z. Igli Hasani. Gjatë panelit me temë “Hapësira shqiptare në gjeopolitikën e rajonit”, ndava pikëpamjet e mia mbi zhvillimet e fundit në skenën politike të Maqedonisë së Veriut. Theksova rëndësinë e ndryshimit të shumëpritur që solli krijimin e qeverisë pa BDI-në, një parti që për 22 vjet kishte monopolizuar politikën shqiptare, ndërsa partitë maqedonase ndryshoheshin vazhdimisht. Nënvizova se BDI-ja kishte ngulfatur skenën politike dhe pengonte çdo përpjekje për ndryshime pozitive për shqiptarët.…

Read More

Zëvendës kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti gjatë vizitës zyrtare në Tiranë u prit nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj. Gjatë takimit Mexhiti dhe Veliaj biseduam rreth implementimit të projekteve në interes të qytetarëve të kryeqyteteve. ‘Në kryeqytetin shqiptar, në shtëpinë time të dytë, takimi me kryetarin e Tiranës, z. Erion Veliaj, ishte më shumë se një bashkëbisedim zyrtar; ishte një moment vëllazëror. Takimi kaloi përtej çështjeve administrative dhe u shndërrua në një ndarje të ndjenjave dhe ideve për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve tona’ tha Mexhiti gjatë takimit me…

Read More

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot, pa zbuluar emra, se dikush i ka ofruar ryshfet për të nënshkruar tenderin për ndërtimin e hekurudhës drejt Bullgarisë, në shumën e 560 milion eurove. Për këtë, ai thotë se ka njoftuar përfaqësues të Komisionit Evropian, Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Investim, prej të cilëve ka pasur mirëkuptim pas shpalosjes së argumenteve “Për korridorin 8, seksioni 3 për hekurudhën, ndaj meje ka pasur tentativë të më ofrohet ryshfet, me çka unë si kryeministër të nënshkruaja pranimin e këtij dokumenti tenderi, i cili skadon më 17 shtator. Dhe, për këtë kam thënë se, për aq kohë…

Read More

Në kuadër të aktiviteteve për përkujtimin e 114 vjetorit të lindjes së shenjëtores shqiptare, Nënë Tereza, zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka vizituar universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, shkruan gazeta LAJM. Në takim me rektorin e këtij universiteti, Mexhiti, ka dhënë lajmin e madh se Qeveria pritet që këto ditë të hap procedurën për fillimin e ndërtimit të kampusit të këtij institucioni të lartë arsimor. “Pritet që këto ditë të kalojë në Qeveri vendimi për hapjen e procedurës për fillimin e ndërtimit të kampusit universitar. Me këtë investim dëshmojmë që prioritet mbi prioritetet tona do të…

Read More

Në 114 Vjetorin e lindjes së Nobelistes Nënë Terezë në Komunën e Çairit dhe bashkë me Zëvendëskryeministrin e parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, me deputetë e qytetarë promovuam emrin e rri të rrugës “Nënë Tereza” që deri tani quhej “Hristijan Todorovski Karposh”. Kjo rrugë është një nga arterjet kryesore të qytetit Shkupit ku çdo ditë kalojnë mijëra qytetarë të cilët me krenari do ta përkujtojnë Nënë Terezën.  https://www.facebook.com/share/p/tqniqSBgAymJtN4h/?mibextid=oFDknk

Read More

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari shprehet i bindur se interpelanca ndaj kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, nuk do të kalojë. Ai tha se partitë qeverisëse nuk do ta mbështesin interpelancën, duke shtuar se partitë opozitare do të kenë mundësi për spektakël. “Nga ajo që dëgjoj, nuk besoj se do të kalojë. Partitë më të mëdha, sidomos ato që janë pjesë e qeverisë nuk do të votojnë”, tha Taravari. Ndryshe, “E Majta” ka dorëzuar interpelancë ndaj kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, pas ngjarjes me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani. Seanca plenare për interpelancën ndaj Gashit është caktuar për më 3 shtator.

Read More