Author: Tuit7

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot në selinë e partisë në Tetovë ka takuar ambasadoren e Zvicrës në vend, zonjën Veronik Ulman. “Z. Ahmeti dhe zonja Ulman kanë bashkëbiseduar për situatën politike në vend e rajon, integrimin europian dhe ndryshimeve kushtetuese, sundimin joselektiv të ligjit, frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe çështjen e legjitimitetit. Kryetari Ahmeti ka siguruar Ambasadoren Ulman për përkushtimin e BDI për integrim europian si prioritet i parë dhe i palëkundur i partisë dhe prandaj angazhohemi për ndryshimet kushtetuese për ta përfshirë komunitetin bulgar në kushtetutë si dhe të respektohet Marrëveshja e Prespës…

Read More

Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri, nëpërmjet një statusi në Facebook ka shqaruar deklaratën e ministrit Nikollovski. Zekolli sqaron se segmenti i parë prej dy kilometrash ka përfunduar dhe pritet që për qarkullim të hapet brenda dy muajve të ardhshëm. Tutje Zekolli thekson se për pjesën tjetër të autostradës po shqyrtojnë mundësinë e riprojektimit për të siguruar një zgjidhje më të përshtatshme dhe më të qëndrueshme. “Në lidhje me dezinformatat e fundit që po qarkullojnë në media, dëshiroj të sqaroj se ministri Nikollovski nuk ka deklaruar se projekti i autostradës Shkup-Bllacë nuk do të përfundojë. E vërteta është…

Read More

Babë e birë nga familja Fazliu nga Shkup ndërruan jetë po të njejtën ditë. Babai në moshë kishte ndërruar jetë në vend të punës, por djali 35-vjeç, i cili po vuante dënimin me burg në Idrizovë, shkaku se nuk iu lejua të merrte pjesë në varrimin e të atit, i mllefosur kishte thyer dritaren dhe si pasojë kishte prerë dorën dhe nga gjakderdhja rrugës për në spital ka ndërruar jetë. I njejti është varrosur në të njëjtën ditë me babain e tij. Familjarët të kapluar nga dhimbja e dyfishtë sot nuk pranuan të flasin para kamerave. Heshtje edhe të Drejtoria…

Read More

Bashkimi Evropian është i padrejtë ndaj Maqedonisë së Veriut. Maqedonia e Veriut deri tani ka përmbushur shumë kërkesa që janë kërkuar nga ajo që të përshpejtohen negociatat dhe hyrja në Bashkimin Evropian, Por edhe krahas asaj, edhe më tej janë larg anëtarësimit. E tërë kjo tregon se BE-ja nuk ka marrëdhënie të sinqertë dhe të ndershme ndaj Maqeodonisë së Veriut, tha presidenti kroat Zoran Milanoviq, në takimin me kryeministrin Hristijan Mickoski, i cili sot gjendet për vizitë të parë zyrtare në Kroaci. Në takimin, siç informon Kabineti i presidentit Millanoviq, u konfirmua se Kroacia edhe më tej do të jetë…

Read More

Numri i dëbimeve në Gjermani vazhdon të rritet: afër 10.000 njerëz u dëbuan nga vendi në gjysmën e parë të 2024. Sipas të dhënave të MPB-së gjermane, nga fillimi i vitit nga Gjermania janë dëbuar 774 shtetas të Maqedonisë, që do të thotë se Maqedonia e Veriut është në krye të vendeve me numrin më të madh të dëbimeve nga Gjermania. NË GJASHTË MUAJ, GATI 10.000 DËBIME Rreth 9,500 persona u dëbuan nga Gjermania në gjashtë muajt e parë të vitit, sipas të dhënave nga Ministria së Brendshme Federale të Gjermanisë, të cituara në një përgjigje të një pyetjeje parlamentare…

Read More

Ish-presidenti amerikan dhe kandidati republikan Donald Trump ka kërcënuar me burg CEO-n e Meta, Mark Zuckerberg nëse ndërhyn në zgjedhjet presidenciale të 2024 në librin e tij të ri, duke e akuzuar biznesmenin për komplot kundër tij në zgjedhjet e 2020. “Ne po e vëzhgojmë atë nga afër dhe nëse ai bën diçka të paligjshme përsëri, ai do të kalojë pjesën tjetër të jetës së tij në burg, ashtu si të gjithë ata që kryejnë mashtrime në zgjedhjet presidenciale të 2024,” shkruan Trump në librin e tij të ri, “Save America. Trump, duke folur për mashtrim, po i referohej situatës…

Read More

Ish-zëvendës drejtori i Drejtorisë për të Hyra Publike, Ismet Guri është paraqitur në polici dhe tashmë është në burg. Kujtojmë se më parë është lëshuar fletarrest për ish-zëvendësdrejtorin e Drejtorisë për të Ardhura Publike.

Read More

Të shtëna me armë zjarri tronditën Haraçinën një natë më parë. ALSAT mëson se bëhet fjalë për të shtëna me armë, shënjestër e të cilave ka qenë një i ri 24 vjeçar. Sipas burimeve tona, dy vëllezërit kanë hapur zjarre me pistoleta ndaj të riut nga Haraçina teksa ka qenë në automjet. Në fotografinë që siguroi ALSAT nga vendi i ngjarjes, si dhe videoja bashkëngjitur me të dallohet një makinë e kuqe e tipit golf dhe shenjat e plumbave mbi xham. Kjo është situata e përjetuar dhe kaosi që kuptohet nga videoja. Deri tani, nuk është i qartë ende motivi…

Read More

Kryetari i “Alternativës”, Zeqirija Ibrahimi, thotë se BDI-ja po mundohet të mashtrojë anëtarësinë e saj duke bërë propagandë “se kjo qeveri nuk zgjat më shumë se tre muaj”. “Propaganda se “kjo qeveri nuk zgjat më shumë se tre muaj”, që e ka nëntekstin se Soravia do të kthehet përsëri në pushtet, nuk e nënkupton vetëm dëshpërimin e thellë e të paimagjinueshëm të pronarëve të kazinove nga opozita, por ajo i ka edhe dy mesazhe të tjera: 1. Ta mbajnë sado pak, mbase deri në zgjedhje lokale, strukturën partiake me shpresën se “së shpejti kthehemi ne”. 2. Ta shmangin frikën që…

Read More

Mirëseerdhe në shtëpinë tënde” me këtë fjali Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Bajram Begaj priti në Presidencë zv.kryeministrin e Parë dhe ministër i Mjedist Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, z.Izet Mexhiti. Në takim, që u zhvillua gjatë vizitës së parë zyrtare në Shqipëri të zv.kryeministrit Mexhiti, presidenti Begaj uroi zëvendëskryeministrit Mexhiti detyrën e re dhe rezultatin zgjedhor, ndërsa u diskutua bashkëpunimi në të gjitha fushat mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me ç’ rast marrëdheniet mes dy vendeve u vlerësuan të shkëlqyera, me synim të zgjërimit të vazhdueshëm. Diskutimet u përqendruan në projekte me interes strategjik për të dy vendet,…

Read More