Babë e birë nga familja Fazliu nga Shkup ndërruan jetë po të njejtën ditë. Babai në moshë kishte ndërruar jetë në vend të punës, por djali 35-vjeç, i cili po vuante dënimin me burg në Idrizovë, shkaku se nuk iu lejua të merrte pjesë në varrimin e të atit, i mllefosur kishte thyer dritaren dhe si pasojë kishte prerë dorën dhe nga gjakderdhja rrugës për në spital ka ndërruar jetë. I njejti është varrosur në të njëjtën ditë me babain e tij.
Familjarët të kapluar nga dhimbja e dyfishtë sot nuk pranuan të flasin para kamerave. Heshtje edhe të Drejtoria për zbatimin e sanksioneve, të cilët i pyetëm pse tani më të ndjerit Fazliu nuk iu lejua të merrte pjesë në varrimin e prindit të tij.
Dy ditë më herët, nga burgu i Idrizovës kishin njoftuar opinionin vetëm se një 35 vjeçar me inicialet D.F ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimëve që ka marrë pas thyerjes së dritares në dhomën e vizitave, duke mos dhënë detaje tjera se si erdhi deri te ky moment.
Siç rrëfyen pas kamerave familjarët e të ndjerit Dërgut Fazliu, në momentin kur ka ndodhur incidenti, në vizitë tek ai kanë qëndruar motrat e tij që kanë shkuar për ta ngushëlluar për vdekjen e prindit. Madje, ata thonë se reagimi i policisë së burgut pas incidentit ka qenë i vonuar dhe rrugës për në spital Dërguti ka ndërruar jetë.
Ndryshe, menjëhërë pas njoftimit se ka ndërruar jetë prindi i tij tanimë i ndjeri dërgut Fazliu përmes avokatit mbrojtës ka kërkuar leje që të merr pjesë në ceremoninë e varrimit, por ajo leje nuk ju dha.
Klan Maqedoni kontaktoi numrin zyrtarë të vendosur në faqen e Drejtotisë për Zbatimin e Sanksioneve, nga aty na thanë që pyetjen tua dërgojmë zyrtarisht përmes e-mailit, një gjë të tillë edhe e bëm por megjithatë përgjigje ende nuk kemi marrë.
Mes tjerash, ato na thanë se përgjigje do të na dërgojnë në momentin kur të konfirmojnë nëse për personin e lartpërmendur leje ka kërkuar burgu i Idrizovës.
Ndryshe, juristët e kontaktuar nga Klan Maqedoni thonë se institucioni përgjegjës për lirimin e përkohshëm të të dënuarve në raste të jashtëzakonshme është Drejtoria për Zbatim të Sanksioneve në RMV.
Kush e vrau Dërgutin djalin e vetëm të familjes Fazliu dhe a do të mbajë dikush përgjëgjësi ngelet të shohim. /tvklan.mk