Author: Tuit7

Mbrëmë, me mbështetjen e madhe që mori kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Afrim Gashi, edhe një herë u dëshmua se shumica qeveritare është stabile dhe nuk ka asnjë shenjë luhatjeje. Përveç kësaj, kjo interpelancë e nxori në skenë edhe koalicionin e ri të destabilizimit të vendit, Levica-LSDM-BDI. Në të vërtetë, Levica është vetëm maja e ajsbergut dhe zëdhënëse e një projekti më të madh të kësaj treshe, që synon destabilizimin e vendit. Ashtu siç janë deklaruar edhe vetë më parë, ndërsa tashmë kjo po dëshmohet edhe në praktikë, nisma e interpelancës, me aq gjuhë të urrejtjes ndëretnike dhe…

Read More

“Një pjesë e autostradës Kërçovë-Ohër do të lëshohet për qarkullim në pranverën e vitit 2025”, kështu bëri të ditur zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli-Shaqiri në emisionin Daily Click në TV21. “Është folur për afate përfundimi i kësaj rruge është deri në vitin 2026, ndërsa një pjesë e kësaj rruge do të lëshohet në pranverë të vitit 2025. Mjetet financiare mbeten të njëjta”, tha Kaltrina Zekolli-Shaqiri – zëvendësministre e Transportit dhe Lidhjeve. Marketing

Read More

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, sot deklaroi se BDI-ja duhet të shpjegojë përse ka miratuar ligj që nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe pse partneri i saj i koalicionit LSDM, e ka dërguar ligjin në Komisionin e Venecias. Mexhiti, tha se Gjykata Kushtetuese duhet ta vlerësojë momentin politik që të mos krijojë destabilizim. “Ligjin e Gjuhës shqipe që e ka sjellë koalicioni me BDI-në, pikërisht nga ministresha e Drejtësisë e LSDM-së, është dërguar në Komisionin e Venedikut, pra vetë BDI-ja e ka dërguar në Komisionin e Venedikut, vetë BDI-ja i ka pritur konkluzionet e Komisionit të Venedikut dhe pse…

Read More

Dështoi interpelanca e dorëzuar në Kuvend nga grupi parlamentar i “Së Majtës” Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk kaloi interpelanca ndaj kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi. Në Kuvend votuan 93 deputetë, 72 votuan kundër, ndërsa 21 “pro”. Më këtë, Afrim Gashi mbetet kryetar i Kuvendit të Maqedonisë.

Read More

Zv.kryeministri Izet Mexhiti akuzoi BDI-në se është e gatshme të sakrifikojë edhe gjuhën shqipe me qëllimin e vetëm për të krijuar tensione dhe për të dalë në protesta. Sipas Mexhitit shtrohet pyetja se përse Kushtetuesja, e cila sipas tij përbëhet nga eksponentë të BDI-së dhe LSDM-së me vite të tëra e ka mbajtur lëndën për Ligjin e Gjuhëve në sirtar. Zv.kryeministri i parë tha se pa dashur të ndërhyjë në punën e Gjykatës shpreson se veprimi i marrë nuk do të jetë në drejtim të prishjes së proceseve të rëndësishme. +deklaratë Gjuha “E para nuk është dilema të shfuqizohet gjuha…

Read More

Makinat e djegura flasin për zjarrin e tmerrshëm, që të dielën pasdite përfshiu tre parqe makinash në Veleshtë të Strugës. Pronarët thonë për Alsat se janë djegur qindra automjete. Zjarri ka filluar në afërsi dhe më pas është përhapur me shpejtësi dhe ka përfshirë makinat e parkuara dhe automjete të tjera. Pronarët thonë se makinat e djegura nuk ishin të siguruara dhe disa nga ato që u dogjën ishin edhe të klientëve të tyre. Pronarët dyshojnë se zjarri është i qëllimshëm. Thonë se nuk ndjehen të sigurt pas kësaj ngjarjeje. Pronarët arritën të shpëtonin objektet aty pranë, dhe për këtë…

Read More

Tri vajza janë të diplomuarat më të mira në fakultetet e mjekësisë në RMV në vitin 2024 Anastasija Petliçkovska, Albina Ramadani, Bojana Kacarova. Ilustrim: Meta.mk Anastasija Petliçkovska, Albina Ramadani, Bojana Kacarova. Ilustrim: Meta.mk Si dëshmi e jashtëzakonshme e përkushtimit dhe këmbënguljes së vajzave të reja në mjekësi, tre studentët më të mirë të diplomuar në fakultetet kryesore të mjekësisë në Maqedoninë e Veriut këtë vit janë vajza. Anastasija Petliçkovska, Albina Ramadani dhe Bojana Kacarova morën çmimin “Primarius Dr. Dimitar Ivanovski”, të cilin për çdo vit e ndan Oda e Mjekëve të Maqedonisë së Veriut për tre studentët me mesataren më…

Read More

MPB ka njoftuar se dje rreth orës 23:40 në SPB Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “Shën Naum Ohri”, u raportua se rreth orës 20:30 te ata ishte sjellë me plagë nga armë zjarri B.R. (19) nga fshati Haraçinë, Shkup. Sipas raportimit, rreth orës 20:00 në fshatin Haraçinë, pas një konflikti të mëparshëm, një person ka qëlluar drejt B.R. me armë zjarri.

Read More

Frika nga përgjegjësia ligjore për korrupsionin e bërë politik po shemb barrierat ideologjike. BDI dhe LSDM janë të gatshëm ta ndjekin LEVICËN nëse kjo duket si formula për të shpëtuar ish-funksionarët e tyre. Pikërisht kjo është ajo që po ndodh me trinom-in LEVICA-LSDM-BDI. LEVICA“, një parti me bindje të thella anti-NATO, po përpiqet së bashku me deputetët e LSDM-së dhe BDI-së të mbjellë farën e tensioneve në shoqëri, duke përdorur edhe interpelacionin kundër kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, si një segment në skenarin e tyre. Nuk është për t’u habitur që LSDM, e cila deri dje shkatërroi çdo institucion së…

Read More

Sot, në mbledhjen e Qeverisë, u miratua një vendim historik, investim madhor prej 34.5 milionë eurosh. Po ndërtojmë kampusin e Universitetit “Nënë Tereza”! Ky projekt nuk është thjesht një ndërtim, por një simbol i vizionit tonë për një të ardhme më të ndritur për të rinjtë dhe për vendin tonë. Për dekada, brezat kanë ëndërruar një qendër të tillë edukative që do të pasurojë jo vetëm dijen, por edhe shpirtin e një kombi të tërë. Sot, ajo ëndërr po bëhet realitet! Me këtë kampus, po ndërtojmë një vatër të dijes për brezat e ardhshëm, duke u dhënë të rinjve mundësinë…

Read More