Frika nga përgjegjësia ligjore për korrupsionin e bërë politik po shemb
barrierat ideologjike. BDI dhe LSDM janë të gatshëm ta ndjekin LEVICËN
nëse kjo duket si formula për të shpëtuar ish-funksionarët e tyre.
Pikërisht kjo është ajo që po ndodh me trinom-in LEVICA-LSDM-BDI.
LEVICA“, një parti me bindje të thella anti-NATO, po përpiqet së bashku
me deputetët e LSDM-së dhe BDI-së të mbjellë farën e tensioneve në
shoqëri, duke përdorur edhe interpelacionin kundër kryetarit të
Kuvendit, Afrim Gashi, si një segment në skenarin e tyre.
Nuk është për t’u habitur që LSDM, e cila deri dje shkatërroi çdo
institucion së bashku me partnerin e saj në krim, BDI, tani ka vendosur
të luajë sipas notave të LEVICËS, e cila nderon regjimet komuniste të
Enver Hoxhës dhe Kim Jong Un-it.
Nga ana tjetër, BDI, partia që hedh gurin dhe fsheh dorën, shfrytëzon
çdo mundësi për të shpëtuar nga korrupsioni politik që e ka përfshirë
deri në palcë. Ky trinom, i kapur në një spirale të mashtrimeve, synon
të krijojë një aleancë të rrezikshme dhe të pamoralshme.
Meqë e dijnë se nuk kanë asgjë të re për të ofruar dhe që mbështetja e
tyre është në rënie të lirë, ata kërkojnë shpëtim në shkaktimin e
krizave.
Ky trinom tregon se janë të gatshëm të luajnë me interesat nacionale
dhe stabilitetin e vendit vetëm për të penguar drejtësinë. Në fund,
bashkëpunimi mes LEVICËS, LSDM-së dhe BDI-së është një dëshmi se as LSDM
dhe as BDI nuk janë euroatlantistë, nuk janë për një shoqëri për të
gjithë, dhe nuk mbështesin vlerat perëndimore. Ata janë thjesht
klientelistë që tani duan me çdo kusht të mbrojnë pasurinë e fituar në
mënyrë të paligjshme dhe të shmangin përgjegjësinë për grabitjen që i
bënë popullit.
Kjo nuk do të ndodhë, përgjegjësi doemos të ketë për të gjithë, dhe do
të zbatohet pa bërë dallime!