Presidenti i SHBA-së, Xhozef Bajden do t’i kthehet fushatës parazgjedhore javën e ardhshme, pas vetizolimit për shkak të simptomave të lehta të Kovid-19, deklaroi sot shefja e shtabit të tij, Xhen O’Mali Dilon.
Ajo tha se Bajdeni është fort i përkushtuar për ta mposhtur ish presidentin amerikan Donald Tramp, transmetojnë mediat britanike.
“Ai është absolutisht i përkushtuar ndaj kësaj”, tha Dilon në një intervistë për MSNBC.
Ajo tha se shqetësimi që njerëzit shprehin duhet të merren seriozisht, por mënyra që të tejkalohet, tha ajo është “t’i kthehemi punës për ta mposhtur Donald Trampin”.
O’Mali Dilon tha gjithashtu se Bajdeni do të mbështetet nga një “organizatë e rëndësishme kombëtare”, por nuk dha detaje të tjera.
“Përfundimisht pamë rënie të mbështetjes, por ishte një rënie e vogël”, theksoi ajo dhe shtoi se Bajdeni duhet të tregojë se po lufton për popullin amerikan, transmeton RT Balkan.
Të fundit:
- Lëndohet Vedat Muriqi – Insajderi
- Pasagjerët filmojnë veten duke rrëshqitur jashtë avionit pas ‘shpërthimit’ të pajisjeve elektrike në bord – Insajderi
- FIFA cakton datat dhe vendin e Intercontinental Cup, Real Madridi do të luajë vetëm finalen – Insajderi
- “Më kërkonte video intime me gruan”! Si u mashtrua dhe më pas u terrorizua poeti i njohur Lirim Alija
- Karim Adeyemi thyen çdo rekord të shpejtësisë në Ligën e Kampionëve – Insajderi
- Meçi Joshua-Dubois për titullin IBF sonte, kaq para pritet të fitojnë dy boksierët – Insajderi
- Njeriu më i pasur në planet i bën dhuratë Trumpit, ja sa para i dha Elon Musk republikanit për fushatë – Insajderi
- A do t’i paguajë PSG shifrën marramendëse Mbappes? – Insajderi