Ligji për Riorganizimin e Qeverisë miratohet për shkak të “pazareve” politike e jo që të rritet efikasiteti I administratës shtetërore, thanë deputetët e LSDM-së, që votuan kundër ligjit.
“Çështja e parë që imponohet për ligjin është nëse ndryshimet janë të motivuar për rritjen e efikasitetit ose dëshirës për “pazare” politike për krijimin sa më të lehtë të koalicionit qeveritar dhe koalicionit për miratimin e ligjeve tjera për të cilët duhet shumica prej 2/3. Ky process motivohet vetëm për “pazare” politike”, tha Dimitar Kovacevski.
Propozimligji ashpër ishte kritikuar nga deputetët e “Levicës” në Kuvend. Kritikat të ashpra janë drejtuar në adresë të VMRO-DPMNE-së.
“Duke mos dashur të vendosin Një Njësi Zgjedhore, shkuan ia puthën dorën Ali Ahmetit, për t`u dhënë dhjetë vota” – ka shkruar në Facebook lideri i “Levicës”, Dimitar Apasiev.
“Levica” përmes një komunikate pretendon se votimi I ligjit ka dëshmuar se partnerët e vjetër VMRO DPMNE – BDI, sërish janë bashkë.