Pasi e kaluan në heshtje seancën konstituive në Parlament, socialdemokratët sot me 30 maj në “Bihaçka” do të diskutojnë për përcaktimin e rregullave për zgjedhjen e liderit të ri. Për pasardhësin e Dimitar Kovaçevskit pas disfatës më të rëndë që ka pësuar deri më tani LSDM, ka ambicie nga disa anë, por duket se kandidatët e mundshëm do të takojnë deri në momentin e fundit. Zgjedhjet me votim të menjëhershëm nga anëtarët e partisë janë caktuar për 30 qershor. I vetmi që flet hapur për përgatitjen e një koncepti është drejtori aktual i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale, Jovan Despotovski. Përveç tij, në garë mund të hyjnë edhe deputetët aktualë dhe ish-ministra, siç është Venko Filipçe dhe Sllavjanka Petrovska, nënkryetari i mëparshëm i partisë dhe drejtori aktual i Drejtorisë së doganave Stefan Bogoev.
Kushdo qoftë që e merr kreun e partisë atij i duhet kohë për të konsoliduar partinë pas rezultatit më të keq me vetëm 154.447 vota në zgjedhjet parlamentare të tetë majit. Ish-lideri i LSDM-së Vllado Buçkovski për REL vlerëson se do të duhet të paktën një vit kohë kreut të ri për t’u konsoliduar. LSDM, thotë ai, është në një situatë jashtëzakonisht të komplikuar dhe në një disfatë katastrofike nuk mund të riparohet brenda natës. “Për mendimin tim, LSDM-ja do të duhet të paktën një vit që të jetë një opozitë me “të gjitha pamjet”. Inkurajues është vendimi për të zgjedhur kreun e ri në kohën më të shkurtër të mundshme sipas Statutit. Besoj se kandidatët do të jenë të denjë për sfidën. “LSDM nuk ka kohë për të humbur”, thotë Buçkovski.
Kritika të ngjashme për heshtjen e seancës konstituive ka drejtuar edhe Bogoev, i cili përmes një mesazhi në rrjetet sociale ka thënë se “deputetët duhet ta dinë se janë zgjedhur për të diskutuar e jo për të bërë fotografi dhe për të heshtur”.
Bogoev është një nga ata që po mendojnë të kandidoj për liderin e ardhshëm. Ai beson se ka mbështetjen e jo “gjeneratës së tij” për të marrë në dorë partinë. Në një prononcim për media, ai thotë se ende nuk ka vendosur nëse do të hyjë në garë, por pret që ata që do të jenë kandidatë të luftojnë deri në fund pa bërë pazare për vota. “Jam i befasuar nga numri i madh i anëtarëve të sinqertë të LSDM-së që besojnë se gjenerata ime duhet të marrë përgjegjësi dhe të qëndrojë në krye të partisë me mbështetje serioze nga anëtarët dhe aktivistët më me përvojë”, thotë Bogoev.
Ndër ata që pritet të vendosin së shpejti është edhe ministrja aktuale e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska, e cila është deputete aktuale. Vendimin përfundimtar ajo do ta marrë pas seancës së Bordit Qendror. “Manifesti për socialdemokracinë është motoja ime dhe thelbi i atij manifesti është bashkimi, ideologjia dhe uniteti. Unë kam qenë në LSDM 24 vjet, kam përvojë të madhe në punë partiake, gjithmonë me LSDM si në të mirë ashtu edhe në të keq, por deri më tani nuk kam pasur mundësi të jem bartës i një posti ekzekutiv partiak, andaj edhe me energjinë dhe vizionin që kam, jam e gatshme të përkushtohem për reformimin e LSDM-së dhe qëndrimin e saj mbi baza të forta”, tha Petrovska, për REL. Edhe kolegu i saj, Venko Filipçe, thotë se ende nuk ka vendosur përfundimisht. Mirëpo, pas zgjedhjeve ai njoftoi se po fillon takime me partiakë dhe qytetarë, gjë që u interpretua edhe si pjesë e fushatës së tij për t’u bërë kryetar i ardhshëm i LSDM-së.
Ndryshe, do të mbahen zgjedhjet e treta brendapartiake në të cilat me votim të drejtpërdrejtë të anëtarësisë do të zgjidhet kryetari i LSDM-së. Pas prezantimit të tyre, të parat u mbajtën në mars të vitit 2021 kur Zaev mori mandatin e ri. Megjithatë, në më pak se një vit, pasuan të dytat në të cilat Kovaçevski fitoi pasi Zaev dha dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve lokale në tetor 2021.Tashmë kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet e planifikuara për 30 qershor. Sipas njoftimeve, Bordi Qendror i LSDM-së të enjten (30 maj) duhet të miratojë një rregullore për kriteret, mënyrën dhe afatin për mbajtjen e votimit që do ta organizojë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i partisë.