Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë. Në pamjet e siguruar nga Gazeta Insajderi, shihet se në aksident janë përfshirë tri vetura. Lajmin për…
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.
Në pamjet e siguruar nga Gazeta Insajderi, shihet se në aksident janë përfshirë tri vetura.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në këtë aksident janë lënduar dy persona.
“Sot rreth orës 16:40 në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë tri automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti për Insajderin.