Izet Mexhiti i është përgjigjur Blerim Bexhetit në lidhje me rastin e arrestimit të ish- ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani, që siç tha Mexhiti, kanë qenë kundër vendimeve për të të ndihmuar ish-ushtarin dhe shtoi se, me lajme të rrejshme u munduan të gënjejnë opinionin se ky është rasti i parë që arrestohet një ushtar i UÇK-së.
“Në anën tjetër protestojnë për lirimin e tij por veprimet nuk i kanë me atë që e thonë, përkundrazi kanë qenë në kundërshtim të këtyre vendimeve për ta ndihmuar ish-ushtarin e UÇK-së. U munduan me lajme të rrejshme të thonë se kjo është rasti i parë ku mbyllet ushtari i UÇK-së ndërsa të njëjtit mbrëmë lavdërohen për rastin Dugolli se si në kohën e tyre është liruar që edhe kjo nuk është e vërtet, është rrena e dytë për shkak se z. Dugolli është liruar kur është sjell vendimi i Gjykatës Supreme”, tha Mexhiti.