Koalicioni “Vlen” vlerëson se Lojërat e fatit përbëjnë kancer për shoqërinë. Vlen akuzon se BDI dhe siç thekson satelitët e saj përmes obstruksioneve po përpiqen të mbrojnë krimin e tyre.
Në një shoqëri të përparuar dhe të drejtë, mbrojtja e interesave publike dhe mirëqenia e qytetarëve duhet të jenë prioritet absolut. Megjithatë, në realitetin tonë, falë politikave të gabuara dhe të papërgjegjshme të BDI-së lojërat e fatit hynë në çdo shtëpi përmes internetit, duke thelluar edhe më shumë dëmet sociale dhe ekonomike nga objektet e kazinove që janë të pranishme në çdo cep. Me justifikimin nga Komisioni legjislativ dhe juridik të kërkesës sonë për interpretim autentik të Ligjit për Lojërat e Fatit, jemi një hap më afër vërtetimit të asaj që e kemi thënë çdo herë si koalicion VLEN, se nuk do të lejojmë që për interesa personale dhe afariste të disa individëve të prishet gjithë shoqëria. A jemi për zhdukjen e plotë të kësaj sëmundje? Absolutisht PO!. Megjithatë BDI dhe satelitët e saj duke krijuar stërkëmbeza në sistem, po e vonojnë përballjen e plotë me këtë sëmundje shoqërore”, deklaroi Fari Iseni, koalicioni “VLEN”. /Alsat.mk