Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Sigurisë Kombëtare ka deklaruar të mërkurën se ka hapur një hetim mbi trajtimin e sigurisë nga Shërbimi Sekret për ish-Presidentin Donald Trump në ditën…
Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Sigurisë Kombëtare ka deklaruar të mërkurën se ka hapur një hetim mbi trajtimin e sigurisë nga Shërbimi Sekret për ish-Presidentin Donald Trump në ditën kur një person i armatosur tentoi ta vriste atë në një tubim në Pensilvani, shkruan Insajderi.
Përmes një njoftimi në webfaqen e Inspektorit të Përgjithshëm thuhet se objektivi i hetimit është “Vlerësimi i procesit të Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (Shërbimit Sekret) për sigurimin e ngjarjes së fushatës së ish-presidentit Trump me 13 korrik 2024.
Siç raporton AP, nuk është dhënë asnjë datë se kur do të nisin hetimet.
Të shtënat kanë ngritur pikëpyetje sesi i armatosuri ishte në gjendje të ngjitej në një çati me një pamje të qartë ndaj ish-presidentit, i cili tha se u qëllua në vesh.
Sulmuesi 20-vjeçar, Thomas Matthew Crooks, ishte në gjendje të kalonte 135 metra nga skena ku po fliste ish-presidenti republikan kur hapi zjarr.