Venko Filipçe edhe zyrtarisht e mori funksionin si kryetar i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë. Detyrën ia dorëzoi ish-kryetari i partisë Dimitar Kovaçevski, i cili e uroi për zgjedhjen dhe për suksese në, siç shkruhet në njoftim, rindërtimin e LSDM-së fitimtare. Kryetari i porsazgjedhur Filipçe u shpreh se pason një periudhë me shumë punë, bashkim dhe reformim i LSDM-së.
Sipas tij, procesi nuk do të jetë as i shpejtë dhe as i lehtë, por përveç ndryshimeve thelbësore, Filipçe tha se nuk ka rrugë tjetër për të rikthyer besimin e anëtarëve, në mënyrë që gradualisht të fitojmë besimin e qytetarëve. Ai u bë kryetar në zgjedhjet e drejtpërdrejta brenda partisë me mbi 9000 vota të anëtarëve. Zgjedhjet u kritikuan nga kundërkandidatët e tij, Jovan Despotovski dhe Sllavjanka Petrovska.