Mbrëmë Policia ka arrestuar dy personat e dyshuar për shpërthimin me granatë dore në rrugën “Zekrija Cana”, në Prishtinë, ku cak dyshohet se kishte qenë vetura e reperit Agon Abdullahu,…
Mbrëmë Policia ka arrestuar dy personat e dyshuar për shpërthimin me granatë dore në rrugën “Zekrija Cana”, në Prishtinë, ku cak dyshohet se kishte qenë vetura e reperit Agon Abdullahu, i njohur si Noga. Në mesin e dy të arrestuarve është edhe Egzon Fazlija. Egzoni është i njohur për të kaluarën e tij kriminale.
Me 26 qershor të 2023’tës, Egzon Fazilja ishte përfshirë në një përleshje fizike dhe gjuajtje me armë zjarri, në Zllatar të Prishtinës. Një person kishte mbetur i plagosur kurse një tjetër kishte marrë lëndime të rënda nga goditjet me mjete të forta.
Në listën e personave të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës ishte edhe Egzon Fazlija. Lidhur me këtë rast ishin arrestuar babai dhe vëllai i Egzonit.
Ndërsa ishte raportuar se viktima, kishte pohuar se është sulmuar fizikisht nga Blerimi (babai i Egzonit) dhe djemtë e tij për shkak të një borxhi prej 400 eurosh.
Nuk mbet me kaq. Me datën 27 mars të 2023-tës, kishte ndodhur një incident mes dy familjeve në Hajvali të Prishtinës. Situata kishte eskaluar duke u përdorur edhe armë e thika ku dy persona kishin mbetur të plagosur.
Në përleshje kishin qenë të përfshirë dy familje, Pacolli dhe Fazlija. Do të thotë familja e Egzon Fazlisë.
“Burime nga Prokuroria kanë bërë me dije se në këtë rast që është cilësuar si tentim vrasje janë përfshirë Enver Pacolli, Ramadan Pacolli dhe Riad Pacolli në njërën anë, kurse në anën tjetër, Florim Fazlija dhe Artin Fazlija“.
Insajderi.org