Skuadra e Mainzit arriti fitore të madhe ndaj Wolfsburgut në ndeshjen e fundit të sezonit në Bundesliga. Gol në këtë takim bëri edhe lojtari shqiptar, Barjan Gruda. Gruda shënoi në…
Skuadra e Mainzit arriti fitore të madhe ndaj Wolfsburgut në ndeshjen e fundit të sezonit në Bundesliga.
Gol në këtë takim bëri edhe lojtari shqiptar, Barjan Gruda.
Gruda shënoi në minutën e 24’të për ta barazuar rezultatin në 1:1.
Futbollisti shqiptar gjithashtu bëri edhe një asist te goli i shënuar nga bashkëlojtari i tij, Burkardt në minutën e 85’të.
Me këtë fitore, Mainzi siguroi mbetjen në ligë edhe për sezonin 2023/24, ndërsa Gruda ishte një nga më të mirët në fushë për ekipin “bardhëekuq”.