Author: Tuit7

Zv/kryeministri i parë, Izet Mexhiti vizitën zyrtare në Uashington, e ka nisur me takimin me zëvendës-ndihmës Sekretarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Aleksander Kasanof. “Gjatë takimit ku ishte prezente edhe ministrja e Energjetikës Sanja Bozhinovska, e informova për zhvillimet e fundit politike në Maqedoninë e Veriut, duke ndarë me të përkushtimin e qeverisë sonë për përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve, rritjen e investimeve në infrastrukturë, energji dhe arsim, si dhe për angazhimin tonë të pakompromis në luftën kundër korrupsionit – një problem që e kemi trashëguar, por që jemi të vendosur ta adresojmë me vendosmëri. Gjithashtu, theksova se integrimi në…

Read More

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti i cili ndodhet për vizitë zyrtare në SHBA, ku me ftesë të Këshillit Atlantik po merr pjesë në takimin e 9-të të ministrave kushtuar Evropës Qendrore dhe Lindore në Konferencën për Sigurinë Energjetike, në një intervistë ekskluzive për Zërin e Amerikës ka deklaruar se Maqedonia e Veriut ka një fillim të ri. Ai më tej ka shtuar se ka partnerë në Qeveri që nuk bartin hipoteka nga e kaluara, por janë të gatshëm të përballen me korrupsionin, të angazhohen për zhvillim ekonomik dhe përmirësimin e standardit të…

Read More

“Ministri iu referua procesit afatgjatë dhe të përkushtuar për anëtarësimin e vendit tonë në BE. Ai posaçërisht theksoi përkushtimin e vazhdueshëm shumë dekadash ndaj procesit, por edhe koncesionet e shumta të mëdha që shoqëria maqedonase i ka bërë gjatë rrugës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. “Qasja jonë në thelb mbron politikën e zgjerimit të bazuar në merita të Bashkimit Evropian, duke pasur parasysh se rreziku që rasti ynë të keqpërdoret nga elementë anti-BE është i lartë”, tha Ministri i MPJ-së, Timço Mucunski në fjalimin e tij para studentëve dhe diplomatëve të Akademisë…

Read More

Komisari evropian për politikë të fqinjësisë dhe zgjerimit, Oliver Varheji deklaroi sot se qëllimi është që në tetor të mbahen konferenca ndërqeveritare me Serbinë, Shqipërinë dhe ndoshta me Maqedoninë e Veriut. “Me Serbinë, Shqipërinë, ndoshta edhe Maqedoninë e Veriut, qëllimi jonë është që muajin e ardhshëm të mbajmë konferenca ndërqeveritare”, tha Varheji. Në Konferencën për Politikë të përbashkët të jashtme dhe siguri (PPJS) dhe Politikë të përbashkët për siguri dhe mbrojtje (PPSM) në Budapest, Varheji shtoi se BE-ja duhet të vazhdojë negociatat me Serbinë dhe të hapë Klasterin 3 që ka të bëjë me konkurrencën dhe rritjen gjithëpërfshirëse. Njëherësh ai…

Read More

Po rritet sërish numri i fëmijëve që vuajnë nga kolla e keqe. Në javën e fundit janë regjistruar 25 raste të reja, pothuajse dyfishi nga java paraprake, thuhet në raportin e Institutit të Shëndetit Publik Shumica e të infektuarve të rinj janë nga Shkupi, nën një vjeç dhe të vaksinuar jo komplet. Raste janë raportuar edhe në Tetovë, Kumanovë, Kratovë dhe Kriva Pallankë. Për shkak të komplikimeve nga infeksioni bakterial, 5 foshnja janë mbajtur për trajtim spitalor në spitalin “Kozle” dhe në Klinikën e Fëmijëve. Deri më tani janë regjistruar 1 mijë e 74 raste me pertusis. Epidemi është shpallur…

Read More

Si komb kemi dy synime të mëdha. Së pari, ne duhet ta mundim zhgënjimin që është shtresuar nga të gjitha disfatat dhe dështimet e mëparshme tek secuili person. Qëllimi i dytë është edhe më i madh dhe është shkatërrimi i krimit dhe korrupsionit të metastazuar në të gjitha pjesët e shoqërisë”, porositi Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoskisot në Akademinë Solemne me rastin e 8 shtatorit – Ditës së Pavarësisë. Kryeministri Mickoski tha se sot një numër i madh i njerëzve me të drejtë janë të zhgënjyer nga shumë gjëra, por siç tha ai ka shpresë për ndryshime dhe do të…

Read More

Kryetari i ASH-së Arben Taravari, i ka rikujtuar sot BDI-së se siç ai thotë, e keqja e këtij populli ka qenë për 22 vite. Pasi e kanë kuptuar se i pret përgjegjësia, Taravari shton se tani zyrtarët e BDI-së janë në hall të madh, prandaj merret me mashtrime. “Që politika, sidomos në vendet e varfra dhe të pazhvilluara si ky i yni, është problematike, kjo është gati teori, por që parti të caktuara të kthehen në armike funksionale të shoqërisë ky është fenomen! Duke abuzuar me gjysmë të vërteta, duke nxjerrë gjoja dëshmitarë të përvuajtur që paskan jetuar si mos…

Read More

Njëri prej parardhësve të Mickoskit, ish kryeministri Ljubço Georgievski, duket se nuk do të jetë një prej pasuesve të frymës së bashkimit të proklamuar nga kreu aktual i qeverisë. Georgievski, i cili njihet për qëndrimet e tija pro-bullgare, e ka shfrytëzuar urimin për 8 Shtatorin, Ditën e Pavarësisë, për të tërhequr vërejtjen për tendencën e Mickoskit për të forcuar afërsinë me Serbinë. “Për ata që nuk duan të dinë, shkëputja e vendit ishte nga Jugosllavia, konkretisht nga përqafimi i fuqishëm i Serbisë. Tash po e shohim se po kthehemi aty prej nga dolëm me vuajtje”, ka shkruar lideri aktual i…

Read More

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka shënuar përvjetorin e 33 të të pavarësisë së Maqedonisë së Veriut me një status në faqen e tij në Facebook ku ka dërguar porosi politike në lidhje me aktualitetin politik në vend. “33 vjet më parë, shqiptarët i gëzoheshin ndarjes nga Jugosllavia dhe ngjallën shpresë për ndërtimin e një shteti të ri të barabartë për të gjithë. Por, kjo nuk ndodhi, shteti i ri i Maqedonisë vijoi avazin serb në Jugosllavi duke i trajtuar shqiptarët si qytetarë të rendit të dytë. Kjo solli deri tek lufta e vitit 2001 dhe Marrëveshja paqësore e…

Read More