Author: Tuit7

“Vendi i BDI-së është në opozitë, po e realizojmë atë që kemi premtuar. Jemi afër marrëveshjes me VLEN, nuk mund të them detaje, por është e sigurt që jemi afër një marrëveshje përfundimtare”, tha Timço Mucunski, nënkryetar i VMRO-DPMNE në intervistë për TV Sitel. Për numrin e deputetëve në Kuvend, Mucunski tha se “është e sigurt që do të kemi më shumë se 70 deputetë, ka mundësi që koalicioni qeveritar të ketë edhe 80, por në ditët në vijim do të shohim se si do të duket”. Duke folur nëse ZNAM do të jetë pjesë e Qeverisë së re, Mucunski…

Read More

Me 84 vota “pro” është miratuar Rezoluta për Përkujtimin e Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë. Nga votimi i përgjithshëm vetëm 19 vota kanë qenë kundër, dhe kanë qenë 68 abstenime. Pjesë nga teksti i Rezolutës: Asambleja e Përgjithshme e OKB-së… … duke vënë në dukje se viti 2025 do të shënojë 30-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, ku humbën së paku 8.372 jetë, mijëra u zhvendosën dhe familje dhe komunitete u shkatërruan… 1. vendos ta shpallë 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të Vitit 1995 në Srebrenicë, që do të shënohet çdo vit; 2. dënon pa rezerva…

Read More

Deputeti i LSDM-së Oliver Spasovski i ka treguar arsyet e rezultatit katastrofik të LSDM-së në zgjedhje. Spasovski, në emisionin “Click Plus”, si një nga arsyet e ka përmendur sjelljen e partnerit të koalicionit BDI për situatën në vend. “Ka disa arsye për një rezultat të tillë, por nëse duhet të veçojmë disa, ato janë vetë organizimi i partisë për të bërë gjërat më të vështira që vendi të mund të ecë përpara, dhe kjo është marrëveshja me Bullgarinë, për të cilën u përfol gjatë gjithë kohës nga publiku. Sjellja e BDI-së me LSDM-në, në përputhje me gjendjen në vend. Ngjarjet…

Read More

Një nga ndryshimet, pas rivotimit në njësinë e pestë dhe të gjashtë, është se LSDM dhe BDI janë bërë parti me të njëjtin numër deputetëshm, nga 18 secila. Deri para rivotimit të së mërkurës BDI ishte partia e dytë politike në vend për nda numri i deputetëve me 19 deputetë gjithsej. Partia së dytë në vend i takon Kryetari i Komisionit Shtetëror të zgjedhjeve dhe Komisionet parlamentare. Tanimë ka nis gara mes LSDM-së dhe BDI-së se nga cila parti do të zgjidhet kryetari i ardhshëm i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, i cili propozohet nga partia opozitare që ka fituar më shumë…

Read More

Pas konsultimeve me partitë parlamentare, kryetari Mitreski do ta caktojë seancën konstituive më 28 maj në orën 11:00. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski, sot mbajti takim me përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e sapozgjedhur, në të cilin me konsensus u vendos që seanca konstituive, pas mbajtjes së zgjedhjeve të njëmbëdhjeta parlamentare, të mbahet më 28 maj 2024, e martë, në orën 11:00. Në përputhje me Rregulloren për punën e Kuvendit, me seancën konstituive deri në zgjedhjen e kryetarit të ri duhet të kryesojë deputeti më i moshuar. Në përbërjen e sapozgjedhur,…

Read More

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Dejvid Gir nga Tetova sot porositi se zgjedhjet e qeta dhe demokratike do të rezultojnë me Qeveri të re, ndërsa ata si BE dëshirojnë të bashkëpunojnë me të gjithë partitë politike, të cilat do të mbajnë dhe avancojnë proceset integruese evropiane të vendit. Ai tha se nuk do të komentojë negociatat që po vazhdojnë për përbërjen e Qverisë së re. “Shihet qartë se ka pasur zgjedhje të qeta dhe demokratike, të cilat rezultojnë në formimin e një Qeverie të re. Ne në Bashkimin Evropian, natyrisht, do të dëshirojmë të punojmë me të…

Read More

Pakoja ekzekutive e koalicionit VLEN përfshinë kryetarin e Kuvendit, zëvendëskryeministrin e parë, gjashtë ministri, shtatë zëvendësministra dhe rreth 400 drejtori. Sipas burimeve nga grupet e bisedimeve Afrim Gashi është paraparë në krye të ligjvënësit. Zëvendëskryeministër i parë do të jetë Izet Mexhiti, ndërsa ministria e Eurointegrimeve apo zëvendëskryeministri për Eurointegrime do t’i takon Alternativës. Ky subjekt do të ketë edhe dy zëvendësministra atë të Arsimit dhe të Ministrisë për marrëdhënie mes bashkësive etnike. Në kuadër të VLEN, Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit përveç zëvendëskryeministrit të parë do të ketë edhe Ministrinë e Ekologjisë dhe dy zëvendësministra edhe atë në MPB…

Read More

Edhe pas rivotimit në disa vendvotime në Zonën 5, Fronti Europian ka fituar, duke ruajtur mandatin e deputetit të 4-të në këtë zonë, që është Ismail Jaoski. Ndërkohë, Fatmire Isaku nga Fronti Evropian në Zonën 6 zgjedhore e ka humbur mandatin e deputetes pas rivotimit të sotëm në Llërcë të Zhelinës . Koalicioni VLEN ka arritur të sigurojë mandatin e tetë në Zonën numër gjashtë, duke e barazuar numrin e deputetëve me Frontin Evropian, në këtë Njësi zgjedhore. Pas rivotimit të sotëm, LSDM mbetet me 18 deputetë, Fronti Europian nga 19 bie në 18, ndërsa VLEN-i nga 13 shkon në…

Read More

Në emisionin “Intervistë në SHENJA”, Izet Mexhiti nga VLEN, duke folur për raportin e tij me BDI-në dhe me kryetarin e parisë Ali Ahmeti, tha se tani pas përfundimit të zgjedhjeve nuk ju takon të merren me ata, për shkak se janë në prag të formimit të Qeverisë, programit, dhe duhet të fokusohen në përgjegjësinë që e kanë marrë. Sa i përket spinave se e gjithë kjo ka qenë një lojë ndërmjet Ahmetit dhe Mexhitit, ai, tha se ata që e njohin e dinë që nuk luaj nën tavolinë. “Nuk luaj në konspiracion, jam munduar deri në fund ta bëj…

Read More

Kreyetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, në Click Plus në Tv21, tha se nuk ka marrëveshje fituesi me fituesin, por ka marrëveshje mandatari me fituesin. Ndërkaq, Sela shtoi se ose do të respektohet kjo marrëveshje ose do të zgjedhim dy mandatarë. “Tendenca për tu shkel ai parim që gabimisht thuhet gjithandej fituesi me fituesin nuk është i tillë, është mandatari me fituesin. Në bllokun politik maqedonas fituesi merr mandat, ndërsa në bllokun politik shqiptarë fituesi nuk ka mandat. Nëse do të kishte dy mandatar kjo është vetvetiu formë tjetër e rregullimit shtetëror. Ose do të respektohet parimi që mandatari…

Read More