Author: Tuit7

Ende nuk ka marrëveshje konkrete, atë që mund ta ndaj është se bisedimet po zhvillohen në frymë pozitive, deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Naum Stoilkovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse Lëvizja ZNAM bëhet pjesë e Qeverisë dhe cilat dikastere do t’i merrnin. Mbrëmë vonë nga Lëvizja ZNAM informuan se ishte mbajtur takim për bashkëpunim me VMRO-DPMNE në nivel të nënkryetarëve të partive, në të cilin është biseduar për përcaktimet strategjike, parimet politike dhe platformën politike për bashkëpunim. “Lëvizja ZNAM – Për Maqedoninë tonë, platformën e saj e bazon në shtyllat ideologjike të Lëvizjes ZNAM – Për Maqedoninë tonë,…

Read More

Kryetari i partisë E majta, Dimitar Apasiev në intervistën e tij për “Slloboden peçat” theksoi se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë gabim në këto zgjedhje. “Mendoj se Ali Ahmeti ka bërë gabim serioz. Deri tani ka luajtur mirë me politikanët tanë. Gabimi është se 9 deputetë ua dha partnerëve të koalicionit. Humbi edhe një deputet gjatë rivotimit. Disa nga ata që i ka, do të blihen”, tha Apasiev. Sipas tij, është mirë që partia e Ahmetit shkon në opozitë, por këta që vijnë janë edhe më të këqij. “Është mirë për shtetin që BDI të shkojë në opozitë,…

Read More

Koalicioni Fronti Europian i udhëhequr nga BDI ka parashtruar ankesë deri te Komisioni Shtetëror për Zgjedhje për rivotimin në vendvotimin 2101 në Llërcë të Komunës së Zhelinës. Kjo është ankesa e vetme në lidhje me rivotimet që nodhën në zonën zgjedhore gjashtë dhe pesë. KSHZ e ka për detyrë që në afat prej 72 orëve të merr vendim në lidhje me ankesën. Pas vendimit të KSHZ-së, vendimi mund të dërgohet në Gjykatën Administrative e cila duhet të vendosë për 48 orë. Kujtojmë se pas rivotimit në Llërcë të Komunës së Zhelinës, koalicioni Fronti Evropian humbi një deputet.

Read More

Pas rivotimit në Llërcë të Komunës së Zhelinës, ku koalicioni VLEN fitoi mandatin e 14-të, gjatë festave partiake, sipas MPB-së janë regjistruar edhe të shtëna me armë zjarri. Njoftimi i MPB-së për këtë incident paszgjedhor erdhi të premten në orët e mbrëmjes, duke mos dhënë detaje se kush ka shtënë dhe nëse janë konfiskuar armë. “Më 23.05.2024 në Stacionin Policor në Grupçin është denoncuar se pas përfundimit të procesit zgjedhor të rivotimit në Llërcë, më 22.05.2024, gjatë festës është shtënë me armë zjarri. Po merren masa për zbardhjen e rastit” – thonë nga MPB. Incidente të këtilla ka patur edhe…

Read More

MPB njoftoi se më datë 24.05.2024 në ora 11:30 në pikën kufitare Bllacë e Poshtme, në hyrje të vendit, zyrtarët policorë ia kanë hequr lirinë F.S.(27) nga Stacioni i Policisë Kufitare vendkalimi dhe mbikëqyrja kufitare Bellanovcë. I njëjti i është dorëzuar punonjësve të Policisë së Njësisë Kundër Krimit Ndërkufitar dhe Migracionit në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare-Veri për veprime të mëtejshme.

Read More

“Ajo që mund të them për momentin është se procesi negociues bazohet në parime, procesi euro integrues, lufta kundër korrupsionit dhe krimit si dhe nevoja për reforma të caktuara për zhvillim ekonomik”. Kështu u përgjigj zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski në pyetjen se deri ku kanë arritur bisedimet me partnerët e koalicionit. Stoillkovski shtoi se bisedimet vijojnë, por ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare. “Për momentin ajo që mund të thuhet është se bisedimet janë në fazë të avancuar, por ende nuk ka marrëveshje përfundimtare deri në moment të fundit nuk do të kemi detaje tjera. Bisedoet për resore ekonomike…

Read More

Përbërja e re parlamentare, në bllokun politik shqiptarë, do të ketë pjesën më të madhe të deputetëve me formim ekonomik. Nga një vëzhgim bërë CV-ve të deputetëve të rinj të Frontit Evropian dhe Koalicionit Vlen tregon se rreth shtatë prej tyre kanë përfunduar studimet për ekonomi, gjashtë kanë studiuar mjekësi, kurse të tjerët drejtësi, shkenca të teknologjive bashkëkohore, filozofi, pedagogji, histori, etj… Pas mbajtjes së zgjedhjeve të 11-ta parlamentare më 8 maj, të martën e ardhshme, (28 maj) fillon Seanca konstitutive e përbërjes së re parlamentare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në këtë përbërje të re, VMRO…

Read More

Mbajtja e momentit të zgjerimit të BE-së mund të arrihet edhe nëpërmjet shtytjes së shoqërisë civile për të sjellë përfitime për Ballkanin Perëndimor përmes integrimit gradual. Rreth 20 vjet pas pranimit të Sllovenisë në BE, Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian (EESC) mblodhi liderët politikë dhe të shoqërisë civile në Lubjanë për të shënuar këtë përvjetor simbolik, duke nënvizuar përfitimet themelore të anëtarësimit në BE dhe duke riafirmuar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor rajoni shtrihet në Bashkimin Evropian. Duke folur në konferencë, presidenti i EESC, Oliver Ropke, theksoi mbështetjen e vazhdueshme të EESC-së për integrimin gradual të rajonit të Ballkanit…

Read More

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në faqen e tij zyrtare në Fejsbuk ka shkruar se familja Zymberi i tregoi shqiptarëve por edhe mbarë botës, se liria dhe nderi mbrohet që nga plaku e deri tek fëmija në djep. “Sakrifica e familjes Zymberi i tregoi shqiptarëve por edhe mbarë botës, se liria dhe nderi mbrohet që nga plaku e deri tek fëmija në djep. 23 vjetorin e rënies së tyre e përkujtojmë si humbjen dhe dhimbjen më të madhe që lëvizi historinë e vendit tonë. Selvija, Mersimi, Neali, Hisnija, Jenuzi, Valbona, Syzana, Nerimani, Fitimi e Fitorja janë dritë e pashuar e…

Read More

24 Maji për familjen Zymberi nga fshati Sllupçan përkujton ngjarjen me tragjike dhe historike qe i ka ndodhur kësaj familje në vitin 2001 . Sot si çdo 24 maj në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në fshatin Sllupçan përkujtohen 10 martirët e familjes Zymberi, të cilët ranë në altarin e lirisë gjatë luftës së vitit 2001, mes forcave maqedonase të sigurisë dhe UÇK-së, përcjell INA. 10 anëtaret e kësaj familje humbën jetën nga granatimet e forcave maqedonase të sigurisë, deri sa po qëndronin ne bodrumin e shtëpisë në fshatin Sllupçan. Në këtë periudhë po zhvilloheshin luftimet më të ashpra midis…

Read More