Author: Tuit7

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi njëherit pjesë e Frontit Evropian në prag të seancës konstituive të Kuvendit i pyetur nga gazetarët nëse do të mbështes Afrim Gashin për kryetar të Kuvendit, nuk dha përgjigje. Ndërkohë i pyetur nëse është i koordinuar me BDI-në, tha shkurt. “Le vëlla BDI-në, Fronti Evropian, Fronti Evropian”, tha shkurt Thaçi.

Read More

Deputeti i VLEN-it Rijad Shaqiri deklaroi sot se është obligim moral që Fronti Evropian të mbështes kandidaturën e Afrim Gashit për kryetar të Kuvendit, sepse sipas tij bëhet fjalë ëpr një kandidat shqiptar, shkruan Alsat. “Për vet faktin që bëhet fjalë për një kandidat shqiptar, ne si Alenacë asokohe kemi dhënë dëshmi se kemi mbështet kandidaturën e zotit Talat Xhaferi, si kandidat për kryetar të Kuvendit, konsideroj se edhe ata e kan për obligim moral që të japin mbështetje ndaj zotit Afrim Gashi. Prioritet e qeverisjes veçse i ka treguar edhe kryetari jonë se do të jetë lufta kundër korrupsionit…

Read More

Kryetari i partisë e Majta edhe njëherë shpalosi qëndrimine subjektit që ai drejton se nuk do të mbështesin kandidatin shqiptar për kryetar të Kuvendit. Ai madje i ofroi mbështetje pa kushte kreut të VMRO-DPMNE-së për siç u shpreh vetëm e vetëm të mos kosovarizohet sërish Kuvendi i Maqedonisë, shkruan Alsat. Ne do të japim mbështetje që të mos jetë kryetari i ardhshëm i Kuvendit shqiptar, ja hapur i bëjmë thirrje Mickoskit që do ta mbështesim pa kushte, vetëm e vetëm që të mos kosovarizohet sërish Kuvendi i Maqedonisë”, deklaroi Apasiev. /Alsat.mk

Read More

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski i pyetur sot se nga kush pret mbështetje për kryetarin e ri të Kuvendit, u përgjigj shkurt se nga të gjithë ata që kanë firmosur që Afrim Gashi të jetë kryetari i ardhshëm i Kuvendit, shkruan Alsat. “Pres mbështetje nga të gjithë ata që kanë firmosur që Afrim Gashi të jetë kryetar i Kuvendit”, u përgjigj Mickoski./ Alsat.mk

Read More

Kryetari i Lëvizjes BESA dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami në Kuvend ka dorëzuar deklaratë se po heq dorë nga mandati i deputetit dhe kërkon që të mos verifikohet. “Unë, Bilall Kasami si kandidat i zgjedhur për deputet në Njësinë e Gjashtë Zgjedhore në zgjedhjet parlamentare 2024, me ndërgjegje të pastër dhe arsye të shëndoshë, të pa detyruar nga askush, nën përgjegjësinë e plotë morale, materiale dhe penale, deklaroj se heq dorë nga mandati i deputetit dhe të kërkoj të mos më verifikohet mandati nga ana e Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, qëndron në deklaratën e…

Read More

Pas dorëheqjes së Afrim Gashit nga posti i kryetarit të Alternativës, sipas statutit të partisë me kompetenca të plota do të udhëheq Bekim Sali. Afrim Gashi nga posti i kryetarit të Alternativës dha dorëheqje për shkak se është kandidat për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Read More

Afrim Gashi ka dhënë dorëheqje nga funksioni i i kryetarit të partisë, pasi siç bëjnë me dije nga Alternativa, Gashi është kandidat për kryetar të Kuvendit të RMV-së. Gashi ka autorizuar Bekim Salin, që t’i kryejë detyrimet formale të partisë deri në zgjidhjen përfundimtare të temës së kryetarit të Alternativës. “Për shkak se kushtetuta e RMV-së, neni 67 i saj, e përcakton se kryetari i kuvendit republikan nuk mund të jetë edhe kryetar ose funksionar i një partie politike, Afrim Gashi ka dhënë dorëheqje nga detyra e kryetarit të Alternativës dhe nga të gjitha funksionet e tjera të partisë. Para…

Read More

“Rruga ‘Nikolla Karev’ e njohur si ‘Rruga e Plastikave’ sot është e qetë dhe komunikacioni zhvillohet në mënyrë normale si çdo ditë tjetër, mbrëmë pak para mensate kishte një përleshje të armatosur, nga ku një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur, pikërisht në këtë pjesë të rrugës. Shkaqet dhe autorët e vrasjes nuk dihen, kompetentët thonë se po punojnë për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e autorëve”. Pas plagëve të marra, Amir Ismani ndërroi jetë në spital, kurse dy personat e plagosur, po trajtohen në spital dhe janë në kujdes intenziv. Drejtori i Klinikës “Naum Ohridski”,…

Read More