Author: Tuit7

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti thotë se që nga vitet e ’90-ta e deri më sot, nuk ka pasur koalicion më stabil qeverisës. Paraprakisht duke folur për mospajtimet me partnerin e koalicioni ZNAM, Mexhiti tha: “Ajo në koalicionin qeverisës. Ne jemi bashkë por nuk jemi të njëjtë, nuk jemi një. Jemi të ndryshëm. Në disa raste kemi mendime të ndryshme, por kemi kapacitet të bisedojmë, negociojmë, të gjejmë zgjidhje, kompromis dhe të shkojmë para”, tha Mexhiti. Duke komentuar vendimin e ministri për Administratë nga radhët e ZNAM, Goran Minçev për ndryshim të përqindjes së Balancuesit, me çka ulet përfaqësimi i shqiptarëve në…

Read More

Policia do të kontrollojë punën e Lotarisë shtetërore pasi në opinion dolën informacione se në mënyrë të kundërligjshme janë dhënë licenca për organizimin onlajn të lojërave të fatit edhe pse nuk ka guxuar ta bëjë atë për shkak të licencës së skaduar. “Lidhur me rastin me “Lotarinë shtetërore”, ju informojmë se pas njoftimit të marrë nga Ministria e Financave, në DLKOS (Departamenti për luftë kundër krimit të organizuar dhe atij serioz) në koordinim me DPK (Departamenti i policisë kriminale) është formuar lëndë dhe ka filluar procedurë për kontrollimin e informacioneve, dhënien e paligjshme të licencave për organizimin e lojërave të…

Read More

Kamala Harris mund të bëhet presidentja e parë në SHBA pasi ka kaluar vite të tëra në përpjekje për të thyer barriera racore dhe gjinore. Harris kishte lindur në Oakland të Kalifornisë nga prindër që ishin takuar si aktivistë të të drejtave civile. Vendlindja e saj dhe Berkeley aty pranë ishin në qendër të lëvizjeve për drejtësinë racore dhe sociale të asaj kohe, dhe Harris ishte njëkohësisht një produkt dhe një përfituese e tyre. Ajo tashmë ka thyer barriera dhe tani Kamala Harris mund të thyejë disa të tjera, pasi presidenti Joe Biden i ka dhënë fund befas garës së…

Read More

Duke komentuar kritikat e emisarit gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazin për qasjen e qeverisë së re në RMV ndaj Korridorit 8, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti siguroi që ky projekt do të mbetet prioritet në Qeverinë e RMV-së, shkruan TV21. “Mendoj që është nxjerrë prek kontekstit, e para dmth në buxhetin e Maqedonisë pjesa më e madhe e mjeteve janë të parapara pikërisht për Korridorin 8, kemi investim mbi 1 miliard euro që kryesisht dmth është i orientuar për Korridorin 8. Korridori 8 e ka rëndësinë e veçantë për Maqedoninë dhe për regjionin, dmth që e lidh Shqipërinë me Bullgarinë, apo…

Read More

Zv.ministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka reaguar pas lajmeve që u publikuan dje për patrullimin e policëve serb në Ohër. Në reagimin e tij ai ka sqaruar se që nga viti 2014 në RMV gjatë sezonit të verës patrollojnë policë nga vendet fqinje siç janë Kosova, Shqipëria, Mali i Zi e Serbia. Reagimi i plotë: Që nga viti 2014 në RMV gjatë sezonit të verës patrollojnë policë nga vendet fqinje siç janë Kosova, Shqipëria, Mali i Zi e Serbia Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut intensivisht bashkëpunon me shtetet fqinje në mënyrë të…

Read More

Shkruan: Arben Fetai Mos besoni asgjë që del nga selia e BDI-së. Ata janë në panik përballë lëndëve gjyqësore që po hapen dhe do të hapen çdo ditë për keqqeverisjen e tyre 22 vjeçare, dhe shpërndajnë fake news për të defokusuar opinionin nga çështjet e vërteta, nga zbulimi i krimeve të tyre. Propaganda nuk kalon. Ka ardhur koha e llogaridhënies.TS

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), ka reaguar pas mesazheve me përmbajtje kërcënuese që u raportua se kanë marrë deputetët e kësaj partie. “Jemi dëshmitarë të kërcënimeve serioze dhe mesazheve të dhunshme drejtuar deputetëve të BDI-së, të cilat jo vetëm janë kërcënim për anëtarët tanë, por edhe sulm direkt ndaj vlerave dhe institucioneve demokratike të vendit tonë. Këto incidente tregojnë shkallën e lartë të intolerancës dhe urrejtjes që përhapet në të gjithë shoqërinë tonë dhe kjo duhet të dënohet nga të gjithë. Jemi dëshmitarë të një fushate të organizuar dhe mirë të menduar shpifjesh dhe kërcënimesh ndaj BDI-së, qëllimi i së…

Read More

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se deputetët e BDI-së kanë marrë porosi elektronike me kërcënime nga një dërgues i panjohur dhe bën thirrje që institucionet kompetente ta hetojnë incidentin. I shqetësuar nga këto mesazhe, siç bën të ditur shërbimi për informim i Kuvendit, kryetari Gashi tashmë i është drejtuar kolegëve të BDI-së dhe institucioneve kompetente për të hetuar incidentin. “Kryetari i Kuvendit dënon ashpër çdo formë kërcënimi, tentativë për dhunë apo nxitje për dhunë. Deputetët zgjidhen drejtpërdrejt nga qytetarët dhe  liria e fjalës është e pacenueshme, ajo nuk duhet të kërcënojë lirinë e të tjerëve. Anonimiteti në dërgimin…

Read More

Punonjësit në sektorin publik do të fitojnë të drejtat e parapara në marrëveshjen e përgjithshme kolektive. Me ribalancin e Buxhetit siguruam mjete dhe do të zbatohet gjithçka që parashikon Marrëveshja kolektive, si dhe do të ketë harmonizim të pagave të parapara me ligj. Këtë e theksoi ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska gjatë pjesëmarrjes në TV Alfa ku paralajmëroi se do të trajtohet sfida e pabarazisë së pagave në institucione të ndryshme. “Do të ketë harmonizim të pagave të të punësuarve në sektorin publik. Ndonëse shtrohet pyetja pse për këtë nuk janë paraparë mjete në Buxhet. Poashtu do të zbatohet edhe…

Read More

Qeveria sot njoftoi se nuk është emëruar u.d. zëvendësdrejtor në INP Idrizovë dhe kërkon që LSDM të mos përhapë dezinformata në publik. “Ka pasur propozim të tillë për emërimin e u.d. zëvendësdrejtor në INP Idrizovë, por pas kontrolleve shtesë ai nuk është pranuar”, thonë nga Qeveria. Shtojnë se personi të cilin LSDM e ka përmendur në konferencë për media nuk do të jetë në atë funksion, dhe do të ketë emërim të ri në këtë pozitë në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë. “Sa i përket drejtorit të burgut në Prilep, për çdo individ ekziston prezumimi i pafajësisë, ekzistimi i kallëzimit…

Read More