Author: Tuit7

Sot fillon lufta kundër korrupsionit. Për herë të parë, një parti shqiptare do të udhëheqë Drejtorinë për Zbulim Financiar, duke shënuar një angazhim të ri dhe të fuqishëm në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Koalicioni VLEN ka marrë përsipër këtë përgjegjësi, që me vendosmëri dhe përkushtim, të udhëheq këtë institucion kyç, përmes të cilit do të punojmë intensivisht për të realizuar shtyllën tonë programore: luftimin e krimit dhe korrupsionit! Drejtoria për Zbulim Financiar do të jetë arma jonë kryesore në parandalimin e pastrimit të parave dhe veprimtarive të tjera kriminale. Ne jemi të përkushtuar të sjellim transparencë dhe drejtësi në…

Read More

Takim me Ibrahim Kolarin, aktivistin e biznesmenin e shquar shqiptar nga Dibra. Ishte një mundësi e mirë për të njohur veprimtarinë e Kolarit e për të biseduar për vizionin e tij zhvillimor. Gjatë bisedës sonë frymëzuese, Kolari ndau përvojat e tij të çmuara dhe planet ambicioze për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të Dibrës. Ai foli për rëndësinë e krijimit të mundësive të reja për punësimin e të rinjve dhe për nxitjen e iniciativave, që do të sjellin përfitime të shumta për komunitetin lokal. Një tjetër aspekt i rëndësishëm që theksuam, ishte angazhimi ynë i përbashkët, për mbrojtjen e mjedisit.…

Read More

VLEN-i po shënon pikë të vogla politike dhe përpiqet të kopjojë BDI-në për të flirtuar tek elektorati shqiptar. Por këto janë politika të gabuara. Koha e ndarjeve në vija etnike duhet të përfundojë. Duhet të fokusohemi te ekonomia, të ngremë një sistem qeverisjeje, të njohim rendin sipas ligjit dhe ta respektojmë të gjithë. Qytetarët na paguajnë për t’u siguruar kushte më të mira për jetë, tha sonte kryetari i Lëvizjes ZNAM-it dhe kryetar i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski. Në intervistë për TV Sitel, Dimitrievski tha se a qeveritar është duke punuar, por ka qëndrime të ndryshme, sidomos për çështjet…

Read More

Në territorin e shtetit sot Qendra për Menaxhim me Kriza ka evidentuar një numër rekord të zjarreve në vende të hapura, – 54, prej të cilëve aktive 19, ndërsa të tjerët janë shuar plotësisht ose janë vënë nën kontroll. Zjarri aktiv në territorin e komunës Pehçevë, e rrezikon fshatin Negrevë. Zjarr serioz ka edhe në territorin e komunës së Kumanovës. Ai po i rrezikon shtëpitë në fshatin Zhivinjë. Në fshatin Tatomir të Kratovës, gjithashtu, ka rrezik që stuhitë e zjarrit t’i kaplojnë shtëpitë. Në territorin e komunës Sveti Nikollë, stuhitë e zjarrit e kërcënojnë fshatin Gjuganc i poshtëm, ku zjarri…

Read More

Burim Latifi nga Lidhja Demokratike është emëruar drejtor i Bordit Drejtues në MEPSO. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve si aksionar kryesor i MEPSO-së ka emëruar poashtu edhe anëtarët e Këshillit mbikëqyrës të kompanisë. Për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës janë zgjedhur: Jovan Lazarev, Zoran Todorovski, Elizabeta Giovska, Simona Domazetovska Markovska, Agron Rustemi, Zvonko Boshkov dhe Ali Ismaili. Në Bordin Drejtues, përpos Burim Latifit si drejtor është zgjedhur edhe Aleksandar Paunovski-zv/drejtor, ndërsa për anëtarë janë caktuar edhe Sashko Lakinski, Vase Jovevski, Anastasija Ilieska, Ivan Ivanov dhe Martin Malinovski.

Read More

As kryeministri dhe as zëvendëskryeministri nuk lëshojnë pe nga qëndrimet për një akademi shqiptare për shkencë dhe art. Izet Mexhiti theksoi sot fakti që shqiptarët synojnë shkencën, arritjet shkencore etj. është invesimi më i mirë për të ardhmen e shteti. Ai madje ironizoi faktin se Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, institucioni aktual numër 1 në fushën e shkencës, nuk ka qenë shqetësuar asnjëherë lidhur me shqiptarët, përfaqësimin e tyre etj. Mendoj se të gjithë duhet ta shohin pozitivisht këtë, dhe të jemi të lumtur që shqiptarët por edhe qytetarët e tjerë kur kërkojnë që të merren më shumë…

Read More

Drdan Krivaça, edhe në rigjykim, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit. Arbër Sejdiu është dënuar me 15 vjet për ndihmë në kryerjen e veprës vrasje e rëndë. Vendimi është shpallur ditën e sotme në Gjykatën e Ferizajt. Krivaça është liruar nga akuza për veprën penale të dhunimit. “Të akuzuarit Dardan Krivaça dhe Arbër Sejdiu janë fajtor, sepse i akuzuari Krivaça me datën 21 gusht 2021, në banesën e tij në Ferizaj, nga ora 10:14 deri të nesërmen më 22 gusht 2021, në mënyrë mizore e privon nga jeta të ndjerën Marigona Osmani. Gjatë dy ditëve…

Read More

Sot, në promovimin e automjeteve të reja të ushtrisë, ambasadorja amerikane Angela Ageler iu përgjigj edhe një pyetjeje për një përditësim të mundshëm të “listës së zezë” amerikane me persona të rinj, ajo përmendi se është një proces i vazhdueshëm, por nuk mund të thotë konkretisht se kur përbërja do të zgjerohej në atë listë. E ashtuquajtura “lista e zezë” është diçka që bëhet sipas ligjeve tona. Është një listë, e cila është dinamike, organike, e cila vazhdimisht po pëson ndryshime. Ka një sërë emrash për të zgjedhur, aktualisht emrat janë duke u shqyrtuar, rastet janë duke u shqyrtuar, situata…

Read More

Një person më i moshuar e ka humbur jetën në fshatin Kokoshinje në Kumanovë, me siguri i mbytur nga tymi, në zjarrin që e kaploi sot këtë fshat, informoi pasdite drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov. Ai shtoi se bashkëshortja e viktimës u evakua në mënyrë të sigurt. Në videodeklaratë, Angelov informoi se gjatë ditës së sotme ka pasur mbi 30 zjarre në ambient të hapur. “Krahas këtyre zjarreve, të cilat shpërthyen dje dhe vazhduan edhe gjatë ditës së sotme, rreth mesditës janë paraqitur më shumë se 15 zjarre në ambient të hapur, të cilat për shkak…

Read More