Author: Tuit7

Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Sali, ka reaguar pas incidentit që ndodhi dje në aeroportin e Shkupit. Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Sali, ka reaguar pas incidentit që ndodhi dje në aeroportin e Shkupit. Incidenti fatkeq dhe tejet shqetësues që ndodhi dje në aeroportin e Shkupit është vazhdimësi e proektit të radikalizimit të BDI-së që po e paralajmërojnë tash e disa muaj. Një zyrtar policie i njohur për afërsinë e tij me krerët e BDI-së , duke shfaqur mungesë të hapur të respektimit të protokolleve të VIP-ave dhe dinjitetit të një delegacioni shtetëror, ndaloi presidenten Osmani”, ka shkruar Sali. Sipas…

Read More

Sapo personi A.G., simboli i korrupsionit politik dhe krimeve në kazino, u shfaq për të “mbrojtur” Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, gjithçka u bë e qartë! Nuk do të na habisë nëse në hetim dëshmohet se pasuesit e tij me qëllim dhe me paramendim e provokuan skandalin me skanerin në aeroport. VLEN, si zëri i shqiptarëve në Qeveri, është një partner i sigurt i SHBA-së, BE-së, Kosovës dhe Shqipërisë. Problemi i BDI-së është se askush nuk e pranon tezën e tyre të rreme se dikush ua ka vjedhur legjitimitetin. Të gjorët, vetëm hajninë e kanë në mendje dhe janë të…

Read More

Zëvëndëskryeministri i parë, Izet Mexhiti ka thënë se organet shtetërore dje kanë reaguar menjëherë për të lejuar udhëtimin e presidentes Osmani. Mexhiti e ka quajtur si keqkuptim situatën e krijuar. “Dëshiroj t’ju siguroj të gjithëve se institucionet e shtetit kanë reaguar menjëherë për të zgjidhur keqkuptimin e ndodhur në Aeroportin e Shkupit gjatë ditës së djeshme dhe Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është mundësuar udhëtimi pa shqetësime. Keqkuptimi i shkaktuar mes MPB, TAV dhe sigurimit të Presidentes është sqaruar dhe tejkaluar pa komplikime dhe situata është tejkaluar pa pasoja” shkruan Mexhiti në reagim.

Read More

E dashur Presidente, më vjen shumë keq për incidentin dhe skandalin e papranueshëm diplomatik në aeroportin e Shkupit dhe e dënoj në formën më të ashpër të mundshme. Kështu e nis reagimin kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ndërsa ka shkruar se i vjen të skuqet nga turpi që, siç thotë Ahmeti, ka ndodhur edhe me koalicionin VLEN. Reagimi i plotë i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti: E dashur Presidente, më vjen shumë keq për incidentin dhe skandalin e papranueshëm diplomatik në aeroportin e Shkupit dhe e dënoj në formën më të ashpër të mundshme. Unë skuqem nga turpi i tyre…

Read More

Nga Ivon Veliçkovski Para se të fokusohemi në procedurën e sigurimit të Gashit, le t’i përgjigjemi pyetjes: A kalojnë të gjithë kryetarët/ministrat e jashtëm/kryetarët e Kuvendit dhe VIP-at e ngjashëm në skanerin në aeroportin e Shkupit gjatë vizitës apo tranzitit? Më lejoni të bëj të njëjtën pyetje ndryshe: A është kontrolluar valixheja e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani kur ka kaluar kufirin p.sh. të Bllacës? Sipas asaj logjike, nesër Davkovës në kufi do t’i thuhet të hapë bagazhin e saj për të kontrolluar se nuk mban ajvar kur viziton manastirin e Prohor Pçinski? Apo kërkimi i Osmanit sot duhet t’i…

Read More

Aeroporti i Shkupit ka reaguar pas incidentit të sotëm me presidenten Vjosa Osmani. Në reagimin e tyre nuk përmendet presidentja Osmani, por thuhet se e kanë obligim që t’i kontrollojnë të gjithë pasagjerët që kalojnë në aeroport. “Lidhur me njoftimin për incidentin që ka ndodhur sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, në sallonin e VIP-ave, nga TAV thonë se në përputhje me Ligjin për Aviacion dhe rregulloren ligjore ndërkombëtare në lidhje me sigurimin e aviacionit civil, TAV Maqedoni, si operator aeroporti, ka obligim ligjor që të kryejë një kontroll sigurie të të gjithë pasagjerëve, bagazheve dhe mallrave në fluturimet nga…

Read More

Pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Ramadani është liruar nga paraburgimi në Maqedoninë e Veriut, transmeton TV21. Ai do të shkojë në Kosovë dhe jo Serbi, por do të qëndrojë në Shkup deri më 16 gusht 2024 deri në përfundimin e procedurave juridike. Ramadani është arrestuar në kufirin e Jazhincës, pas një urdhërarresti të lëshuar nga Interpoli i Beogradit. Arrestimi dhe paraburgimi i tij në Maqedoninë e Veriut, ngjalli revoltë të Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së të cilët protestuar në Shkup dhe Ferizaj, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.

Read More

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut e kanë dhënë versionin e tyre në lidhje me incidentin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Në njoftimin e MBP-së maqedonase thuhet se sot rreth orës 10:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, teksa presidentja Osmani po kalonte kontrollin kufitar, në momentin kur asaj iu kërkua që telefonin ta kalonte përmes skanerit, një person nga sigurimi i saj është larguar nga punonjësja e TAV-së, me qëllim që ajo të kalonte pa telefon të skanuar dhe bagazh dore. “Por më pas bagazhi u kthye dhe kaloi përmes një skaneri. Pas gjysmë ore erdhi…

Read More

Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, ka tentuar t’ia marrë telefonin personal sigurimi i Aeroportit të Shkupit, derisa është tentuar edhe të shtyhet fizikisht. Këtë ia ka konfirmuar TS këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina. Ai ka njoftuar të enjten se u tentua të provokohej delegacioni i Kosovës nga pala maqedonase, derisa për këtë incident është detyruar të reagojë Policia e Kosovës “për ta hapur rrugën”. “Në kundërshtim me praktikat ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike, sigurimi i Aeroportit të Shkupit ka tentuar ta marrë telefonin personal të Presidentes. Presidentja nuk ka lejuar një gjë të tillë, sepse…

Read More

Kabineti i kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, mohon përfshirjen e pjesëtarëve të sigurimit të tij personal në incidentin e sotëm në aeroportin e Shkupit. Një një reagim me shkrim, nga kabineti i të parit të Parlamentit shkruajnë se anëtarët e ekipit të sigurimit të Kryeparlamentarit Gashi kanë qenë të pranishëm në aeroport vetëm për ta qetësuar situatën e krijuar nga një keqkuptim mes sigurimit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe pjesëtarëve të sigurimit të aeroportit. “Personeli i sigurimit të kryeparlamentarit Gashi, të cilët janë të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, kanë ndërhyrë për…

Read More