Author: Tuit7

Bashkësia Fetare Islame nuk ka një qëndrim konkret pas deklaratës së fundit të ministres së Arsimit, Vesna Janevska e cila tha se nxënësit që dalin nga shkollat e mesme fetare nuk mund të regjistrohen në asnjë fakultet tjetër, perveç atyre fetare. Kreu I BFI-së, Shaqir Fetahu I kontaktuar nga Alsat deklaroi shkurt se kryesia e BFI-së do ta diskutojnë këtë çështje ditën e hënë. Megjithatë nga ajo çfarë pamë nga konkursi I fundit për vitin shkollor 2024/25 nxënësit e rinjë janë paraqitur sipas kushteve të deritanishme dhe nuk krijohet përshtypja se medreseja ta ketë ndryshuar karakterin e saj në shkollë…

Read More

Sot (03.08.2024) rreth orës 12:50 në stacionin hekurudhor në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë gjetur K.R. (14), për të cilën raportoi nëna e saj I.T. (33) nga Ilinden, Shkup, më 02.08.2024 rreth orës 23:45 se pas një debati të mëparshëm është larguar nga shtëpia vajza e saj. Menjëherë pas marrjes së kallëzimit janë ndërmarrë masat dhe veprimet përkatëse nga ana e zyrtarëve policorë nga SPB Shkup dhe vajza është gjetur dhe do t’i dorëzohet prindit.

Read More

Në Shkup dje u dogjën tre pika bastesh sportive. Dy objektet ndodheshin në territorin e Butelit, ndërsa objekti i tretë në zonën e Gazi Babës “Dje në ora 02:24 dhe 03:06 në SPB Shkup është raportuar se në zonën e Butelit janë djegur dy objekte të basteve sportive dhe në një rast nga zjarri është përfshirë edhe objekti fqinj. Zjarri është shuar nga Brigada e Mbrojtjes nga Zjarri ndërkaq nuk është raportuar për persona të lënduar”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Në orën 03:40 në SPB Shkup është raportuar se në zonën e Bit Pazarit është djegur dera…

Read More

Gjatë ditës së djeshme ka pasur gjithsej 40 zjarre në ambient të hapur, prej të cilave në këtë moment nëntë janë aktivë, pesë nën kontroll, ndërsa 26 janë shuar, informoi sot drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK) Stojanço Angellov. Theksoi se zjarre aktive ka në komunën Makedonski Brod mes fshatit Tazhevë, fshatit Breznika dhe në drejtim të Jasenit, në komunën Probishtip në afërsi të fshatrave Zelenigrad dhe Jamishtë, si dhe në afërsi të fshatit Barbarevë e Poshtme, në komunën Plasnicë mes fshatit Plasnicë dhe fshatit Latovë, në komunën e Demir Hisarit dhe Ohrit në malin Ilin, në komunën…

Read More

Në rrjetet sociale po qarkullon një thirrje për zhdukjen e një vajze nga Shkupi. Sipas njoftimeve paraprake, ajo ka humbur gjurmë dje në orën 18:00. Lajmi është shpërndarë në rrjetet sociale nga nëna e saj, e cila i ka bërë thirrje autoriteteve dhe mediave për ndihmë, ku ka shkruar: “KËRKOHET KLARA Doli dje në orën 18:00 në lagjen Ilinden. Ajo ka veshur pantallona të shkurtra të zeza, bluzë të zezë me mbishkrime dhe atlete të zeza-gri. Gjatësia: 165 cm Pesha: 56 kg Sytë: Kafe-Jeshile Nëse dikush e sheh, të raportojë në stacionin më të afërt”, thuhet në njoftimin e saj.…

Read More

Jam thellësisht e shqetësuar dhe e zhgënjyer për incidentin që ndodhi në Aeroportin e Shkupit, ku Presidentja e Kosovës, znj. Vjosa Osmani, u ndalua nga autoritetet shtetërore. Ky veprim është një gabim i rëndë dhe një shkelje e protokolleve ndërkombëtare dhe të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Kështu e nis reagimin e saj zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli-Shaqiri, e cila ndryshe nga përfaqësuesit politik të VLEN-it, të cilët e quajnë “keqkuptim” incidentin e djeshëm në Aeroportin e Shkupit, ajo kërkon përgjegjësi nga autoritetet e Shkupit dhe kërkim-falje për presidenten Osmani. Reagimi i plotë i zëvendësministres Zekolli-Shaqiri: Jam thellësisht…

Read More

Janë nënshkruar kontratat për ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë Kështu njoftoi ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu. Këto kontrata përfshijnë Lot 1 dhe Lot 3, me një vlerë totale prej mbi 18 milionë eurosh. Aliu theksoi se këto kontrata përfshijnë realizimin e një rrugë me gjatësi prej 20.350 km, që lidh Prizrenin me kufirin e Maqedonisë së Veriut (Tetovë). Lot 1 ka një vlerë prej 7,999,999 euro, ndërsa Lot 3 arrin në 8,346,804.38 euro. “Kjo rrugë lidh dy autostrada ndërkombëtare që kalojnë anash maleve të Sharrit. Lidhja e këtyre dy rrugëve në pikën më të afërt mes tyre jo vetëm që…

Read More

Ish-ushtari i UÇK-së i cili u arrestua ditë më parë në Maqedoninë e Veriut, Blerim Ramadani, u lirua gjatë ditës së djeshme nga burgu i Shutkës ku ishte dërguar në paraburgim. Pas lirimit Ramadani ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook ku përshëndeti të gjithë ata që u interesuan për situatën e tij. Ramdani tha se po bën përshëndetjen nga Çairi i Shkupit. “Dua qe ti përshëndes të gjithë bashkëluftëtarët e mi, bashkëkombasit e mi, vëllezër të gjakut këtu në Maqedoninë e Veriut e gjithandej ku ka shqiptarë, që treguan interes dhe kujdes për situatën time. Jam mirë,…

Read More

Me sloganin “Lufta vazhdon”, kreu i shtetit shënoi 2 gushtin, kryengritjen e Ilindenit. Ceremonia e cila u zhvillua në disa lokacione, u pasua me mesazhe të forta për situatën aktuale politike, por edhe për prosperitetin dhe të ardhmen e vendit, shkruan Alsat. Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nga Pelinca tha se e ardhmja e Maqedonisë qëndron në evropianizimin e saj, por edhe në luftën e kësaj qeverie për t’i mbajtur të rinjtë në vend. Duke folur pikërisht për të ardhmen dhe rrugën e vendit drejt BE-së, kryeministri Mickoski nga Krusheva theksoi se përpjekjet në rrugën drejt BE-së vazhdojnë, por theksoi se kjo…

Read More

Detaje të reja janë zbuluar për incidentin në Aeroportin e Shkupit, ku u përfshi edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ditën e djeshme, atje pati një situate jo të zakonshme, ku Osmanit iu kërkua dorëzimi i telefonit, dhe pasi kjo refuzoi, situata ishte afër të eskalonte. Bashkë me Vjosa Osmanin ka qenë edhe këshilltarja e presidentes, Donika Kadaj-Bujupi. Kjo e fundit në Klan Kosova e ka përshkruar krejt situatën si ka ndodhur. Kadaj-Bujupi ka treguar se presidentja nuk ka pasur valixhe fare, por vetëm çantën me gjësende personale. Pavarësisht se ajo tha që me praktika ndërkombëtare nuk lejohet kontrollimi i…

Read More