Author: Tuit7

Për koalicionin Vlen deklarata e Kryeministrit Hristian Mickoski i cili nga Krusheva shpalli moratorium për temat që kanë të bëjnë me çështjet etnike është e dedikuar për BDI-në. Nga kjo parti thonë se Koalicioni VLEN marrëveshje të fortë me VMRO DPMNE-në dhe nuk do të heqin dorë nga kjo. “Vlerësojmë që deklarata e kryeministrit Mickovski i dedikohet BDI-së, të cilët shpresojnë që do t’i përsëritet periudha 2006-2008. Sot 16 vite më pas, BDI pa legjitimitet zgjedhor tek shqiptarët dhe si opozitë po përballet me përgjegjësinë gjyqësore për korrupsionin politik të ish funksionarëve të tyre. Manipulimet e lidershipit të frikësuar opozitar…

Read More

Ndjehemi të shokuar. Nuk kemi pritur që një gjë e tillë t’i ndodhë Ansamblit të këngëve dhe valleve shqiptare në Maqedoni. Në këtë mënyrë e shpreh reagimin e tij tanimë ish solisti i Ansamblit Jetmir Rexhepi, për mos vazhdimin e kontratave të punës për 34 artistë. Ai tha për Alsat se problemi me të punësuarit në këtë Institucion mund të zgjidhej shumë lehtë nga Qeveria e kaluar. “Ka pas mundësi më herët Qeveria e kaluar qysh në janar si gjitha institucionet tjera, edhe ky Institucion të gjendet dhe të gjej zgjidhje për artistët që janë gati pesë vite aty. Dhe…

Read More

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut në një intervistë për “Fokus” theksoi se ekzistojnë indikacione dhe prova për krime epike dhe keqpërdorime të shumave të mëdha të parave në disa institucione nga ish-qeveria e LSDM dhe BDI, për të cilat organet duhet të hetojnë seriozisht, sepse mungojnë para dhe në terren nuk ka projekte dhe realizime. – Nëse keni mungesë prej 5 miliardë denarë, që është më shumë se 80 milionë euro, për të paguar pensionet e rregullta, po flas për pensionet e rregullta, pa ato rritje dy herë në vit sipas ligjit. Dhe, kur shihni në disa institucione…

Read More

Me këtë sjellje të papërgjegjshme BDI-ja kërcënon imazhin ndëretnik në vend dhe paraqet kërcënim për paqen dhe stabilitetin e Maqedonisë si shtet. Dhe ne do të marrim të gjitha masat e nevojshme si Qeveri për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Maqedonisë si shtet. Por në thelb, këto mesazhe janë një përpjekje për të mbrojtur në mënyrë konvulsive pasurinë e fituar gjatë 20 viteve të fundit në pushtet. Dhe ky është fakt, sepse demokracia nënkupton që ai që ka shumicën në parlament të ketë edhe qeverinë”, kështu i komentoi kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan…

Read More

Sipas informacioneve që disponon LSDM, VMRO-DPMNE po mundohet me çdo kusht të mbrojë pjesëtarin e sigurimit të Gashit që shkaktoi incident në aeroport gjatë vizitës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Në njoftim, LSDM-ja thekson se anëtari i sigurimit të Gashit ka shkelur rëndë kompetencat e tij, për çka së pari duhet të suspendohet dhe të ndiqet penalisht. “Faktet rreth rolit të tij në incident janë të detajuara me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe kontrollin e brendshëm dhe pa mëdyshje tregojnë për pezullim dhe procedurë gjyqësore ndaj tij. Tani shtrohet pyetja, pse presin ta pezullojnë dhe të vazhdojnë ta…

Read More

Ansambli i Këngëve dhe valleve shqipe ka mbetur pa të punësuar. Kjo për shkak të mos vazhdimit të kontratave të punës për 34 valltarë solistë e instrumentistë të këtij institucioni të kulturës dhe traditës shqiptare në Maqedoninë e veriut. Por, pavarësisht se s’kanë kontrata pune, në faqen e Ansamblit u publikuan pamje gjatë ushtrimeve për performim në ditën e Ilindenit. Ka mjaftuar ky publikim, që të nxis reagimet e artistëve të këtij institucioni por jo vetëm. Solistja Besarta Murtezani akuzoi drejtuesin e ansamblit se po sillet sikur ta ketë pronë private këtë institucion. Madje e akuzoi se, ka marrë njerëz…

Read More

Pas një apeli për gjetjen e Klarës në rrjetet sociale, edhe Ministria e Punëve të Brendshme doli me njoftim. Më datë 02.08.2024 rreth orës 23.45 I.T. (33) nga Ilinden, Shkup ka raportuar se më datë 02.08.2024 rreth orës 18:00, vajza e saj e mitur K.R. (14) është larguar nga shtëpia. K.R. kishte probleme shëndetësore, dhe arsyeja e largimit ishte një debat i mëparshëm mes K.R. dhe I.R.. Po ndërmerren masa për gjetjen e personit, thonë nga MPB. Sipas postimit në FB, vajza kishte veshur pantallona të zeza të shkurtra, një bluzë të zezë me mbishkrime dhe atlete të zeza dhe…

Read More

Gazeta Express në Maqedoni mëson se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fillimit të javës së ardhshme do të vizitojë Maqedoninë e Veriut. Sipas burimeve, të hënën më 05.08.2024 Kryeministri i Kosovës do të takojë homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Kryeministrin Hristjan Mickoski. Siç mësohet, takimi do të mbahet në ora 10:00 ku do të marrin pjesë edhe disa anëtarë tjerë të qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga koalicioni VLEN. Sipas informatave, pjesë e këtij takimi do të jetë edhe Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz. Kjo vizitë ndodh në kohën kur Kosova i ka dërguar notë…

Read More

Bashkësia Fetare Islame nuk ka një qëndrim konkret pas deklaratës së fundit të ministres së Arsimit, Vesna Janevska e cila tha se nxënësit që dalin nga shkollat e mesme fetare nuk mund të regjistrohen në asnjë fakultet tjetër, perveç atyre fetare. Kreu I BFI-së, Shaqir Fetahu I kontaktuar nga Alsat deklaroi shkurt se kryesia e BFI-së do ta diskutojnë këtë çështje ditën e hënë. Megjithatë nga ajo çfarë pamë nga konkursi I fundit për vitin shkollor 2024/25 nxënësit e rinjë janë paraqitur sipas kushteve të deritanishme dhe nuk krijohet përshtypja se medreseja ta ketë ndryshuar karakterin e saj në shkollë…

Read More

Sot (03.08.2024) rreth orës 12:50 në stacionin hekurudhor në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë gjetur K.R. (14), për të cilën raportoi nëna e saj I.T. (33) nga Ilinden, Shkup, më 02.08.2024 rreth orës 23:45 se pas një debati të mëparshëm është larguar nga shtëpia vajza e saj. Menjëherë pas marrjes së kallëzimit janë ndërmarrë masat dhe veprimet përkatëse nga ana e zyrtarëve policorë nga SPB Shkup dhe vajza është gjetur dhe do t’i dorëzohet prindit.

Read More