Author: Tuit7

Veprimet e pakoordinuara të qeverisë së Kosovës i vënë në rrezik më të madh qytetarët e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it, përshkallëzojnë në mënyrë të panevojshme tensionet rajonale dhe minojnë reputacionin e Kosovës si një partner i besueshëm ndërkombëtar, kumtoi mbrëmë Ambasada e SHBA-së në Prishtinë. Sipas tyre, ambasada amerikane është “thellësisht e zhgënjyer” nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara të ndërmarra dje nga qeveria e Kosovës kundër degëve të postës serbe në veri të Kosovës. Ata i bënë thirrje Qeverisë së Kosovës që të ndërpresë çdo veprim të mëtejshëm “të njëanshëm” dhe t’i kthehet angazhimit konstruktiv në dialog…

Read More

Të paktën pesë ushtarë amerikanë janë plagosur, njëri prej tyre seriozisht, gjatë sulmit ndaj bazës ajrore “Ain al Asad” në Irakun perëndimor, kumtuan përfaqësues zyrtarë amerikanë. Incidenti ka ndodhur në kohë kur Lindja e Afërt po përgatitet për valë të re eventuale të sulmeve nga ana e Iranit dhe aleatëve të tij, për shkak të vrasjes së anëtarëve lartë të pozicionuar të lëvizjes palestineze Hamas dhe grupit libanez Hezbollah javën e kaluar. Sipas forcave irakiane të sigurisë, dy raketa “Katjusha” janë gjuajtur në bazën ajrore “Ain al Asad” në Irakun perëndimor dhe kanë rënë brenda në bazë. Irani vlerësoi të…

Read More

Në moshën 47-vjeçare ka ndërruar jetë gazetari Sashe Dimovski i cili në opinion ka qenë i njohur për ndjekjen e temave nga fusha e gjyqësisë. Dimovski ka qenë kryetar i Këshillit të nderit të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), ndërsa së fundmi është emëruar në Komisionin për falje të presidentes Gordana Siljanovska Davkova. Punën e tij si gazetar ai e ka kaluar në disa media, ndër të cilat në “Kanal 5”, “Sitel”, “TV Alfa”, “Fokus”, ndërsa ka qenë themelues i portalit SVEDOK.MK për ndjekjen e temave nga sfera e gjyqësorit. Dimovski ka qenë autor i një numri të madh…

Read More

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti ka pritur kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Mexhiti në profilin e tij në Facebook ka shkruar: Me kënaqësi të veçantë mirëpritëm Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, në një vizitë pune, të frytshme, konstruktive, por edhe vëllazërore. Diskutuam çështje të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona🇲🇰🇽🇰, me fokus të veçantë tek lidhjet tona të forta, të cilat synojmë t’i forcojmë edhe më tej. Ky takim shënon edhe një hap të rëndësishëm për të ardhmen e përbashkët të regjionit, duke demonstruar bashkëpunimin e ngushtë dhe të suksesshëm mes Maqedonisë së Veriut…

Read More

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski përmes një statusi në rrjetin social facebook ka bërë të ditur se është larguar nga puna polici që shkaktoi incident në aeroportin e Shkupit dhe se ndaj tij është ngritur kallëzim penal, njofton Klan M. ”Kallëzim penal dhe largim nga vendi i punës për policin që shkaktoi incident në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale në MPB, Prokurorisë Publike Themelore kompetente për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Departamenti i Specializuar për ndjekjen e krimeve të kryera nga persona me autorizim policor dhe pjesëtarë…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencë për media, u deklaruar lidhje me ngjarjen me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Ai u shpreh se ngjarja e ndodhur në Shkup ka qenë një përjetim i rëndë për presidenten Osmani. “Ka qenë një përjetim dhe përvoje e rëndë e presidentes së Republikës së Kosovës më 2 gusht ndaj Vjosa Osmanit në aeroportin e Shkupit, aq më tepër që ka qenë me familje dhe dy vajzat e vogla. Autoritete e RMV-së, krerët shtetërorë kanë shprehur keqardhjen e tyre dhe do të ketë një raport zyrtar që do ta zbardhë këtë çështje në tërësi…

Read More

Kryeministri Hristijan Mickoski në konferencë për media me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se kanë patur një takim konstruktiv në ambient miqësor. Ai tha se kanë hapur gjitha temat që janë me rëndësi për të dyja vendet, ndërsa kanë biseduar edhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik. Si qeveri e re, Mickoski, tha se qëllimi i tyre është që të ndërtojnë marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët. “Njëkohësisht kemi hapur temat që në rrafshin politik janë të rëndësishëm për të dyja vendet, posaçërisht ngjarja e fundit që ndodhi më 2 gusht me presidenten e Kovës. Po ashtu nga…

Read More

Kryeministri Hristijan Mickoski sot ka pritur në takim kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ku pas takimit, të nëpërmjet një konference për media, kanë folur në lidhje me marrëdhëniet bilaterale të këtyre dy shteteve, shkruan Alsat. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut, kanë marrëdhënie të mira bilaterale. “Ne  kemi marrëdhënie të mira bilaterale, derisa në çdo fushë kemi punuar dhe kemi rritje të cilësisë e po ashtu, edhe të ekonomisë e tregëtisë”, ka thënë Kurti. Mickoski ka thënë se me Kosovën do të forcohen lidhjet ekonomike, bilaterale dhe do të punohet ngushtë…

Read More

Tensionet në Lindjen e Mesme u intensifikuan, ndërsa vendet perëndimore vazhuan t’u bëjnë thirrje qytetarëve të largohen nga Libani mes shqetësimeve për një përshkallëzim të konfliktit në një luftë rajonale. Tensionet janë rritur pas gati 10 muajsh luftë në Gazë dhe vrasjes së dy drejtuesve të grupeve militante Hezbollah dhe Hamas, në sulme të veçanta në Liban dhe Iran javën e kaluar. Këto vrasje sollën kërcënime për hakmarrjeje nga Irani. Të paktën 44 palestinezë u vranë të dielën nga sulmet izralite në Gazë, sipas zyrarëve të shëndetësisë. Një sulm ajror izraelit goditi dy shkolla në qytetin e Gazës të dielën,…

Read More

Drejtori i Byrosë për Siguri Publike Aleksandar Janev së bashku me një pjesë të ekipit të tij ka vizituar vendin “Bukokovo”, në kufirin ndërmjet fshatrave Racino, Kosel dhe Opejna, ku digjet pylli me pisha, njoftoi MPB. Siç thuhet nga MPB-ja, Janev falënderoi për sakrificën e të gjitha palëve të përfshira në përballjen me zjarrin, si dhe për përkushtimin e njësive të helikopterëve nga MPB dhe Ministrinë e Mbrojtjes, pa mbështetjen ajrore të të cilëve, thotë se zjarrit nuk mund të vihej nën kontroll. “Kujdes kur lëvizni nëpër pyje, fusha, ara, mos hidhni trungje, mos digjni kashtë, sepse shëndeti i përgjithshëm…

Read More