Kryeministri Hristijan Mickoski sonte deklaroi se nëse gjithçka shkon siç duhet, në gjysmën e dytë të korrikut do të ketë rebalanc të buxhetit të shtetit.
“Nëse është gjithçka siç duhet, në gjysmën e dytë të korrikut do të ketë rebalanc në Parlament dhe në gjysmën e parë të gushtit do të jetë thirrja deri te komunat të aplikojnë me projekte. Sipas asaj që kam biseduar me ministren e Financave, e madhe është mundësia që gjashtë miliardë denarë të shpërndahen për komunat për projekte që janë përgatitur. Nesër kemi takim dhe do të punojmë në këtë problematikë”, tha Mickoski në intervistën e parë pas zgjedhjes së Qeverisë së re dhënë për TV 24.
Mickoski sqaroi se me këto gjashtë miliardë denarë do të mund të realizohen mbi 150 projekte.
Këto janë projekte të rëndësishme për qytetarët të përfshira në projektet e kryetarëve të komunave pasi ato programe fituan zgjedhjet e vitit 2021 dhe vlerësojmë se duhet të mbështeten. Fjala është për bulevardet, kanalizimet e ujësjellësit, shkollat…