Banorët e qytetit të Podujevës tash e tri ditë janë duke u përballur me reduktime të ujit të pijes. Një banorë i kësaj komunë tha për Insajderin se kanë mungesë…
Banorët e qytetit të Podujevës tash e tri ditë janë duke u përballur me reduktime të ujit të pijes. Një banorë i kësaj komunë tha për Insajderin se kanë mungesë të ujit deri në 22 orë.
“1 orë në mëngjes dhe 1 orë pasdite ka ujë, ndërsa 22 ore jemi pa ujë”, tha ai.
Tutje ai shtoi se nuk kanë marrë asnjë njoftim nga askush për këto ndërprerje të ujit.
“As nuk kemi marr ndonjë paralajmërim as nuk na ka njoftu askush që do të ketë reduktim apo ndërprerje”.
Gazeta Insajderi ka kontaktuar me zëdhënësin e komunës së Podujevës, Fatri Zhitia, i cili tha se ka prishje të gypit të ujësjellësit në rrugën Skënderbeu.
Tutje Zhitia tha se kompania e kontaktuar është duke punuar për rregullimin e gypit dhe sot do të rikthehet uji i pijes.
“Ka prishje të gypit të ujësjellësit në rrugën Skendërbeu. Kompania e kontraktuar për rregullimin e saj është duke punuar dhe sot do të rikthehet uji i pijes në atë zonë”, tha Zhitia për Insajderin.