Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, tha se me dronët Bayraktar, Kosova është më e fortë dhe ndjehet më e sigurt përballë kërcënimeve dhe rreziqeve aktuale. Maqedonci i shoqëruar…
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, tha se me dronët Bayraktar, Kosova është më e fortë dhe ndjehet më e sigurt përballë kërcënimeve dhe rreziqeve aktuale.
Maqedonci i shoqëruar nga komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari kanë vëzhguar nga afër operimet me dronët Bayraktar në Aeroportin e Gjakovës.
“Me oficerët dhe ushtarakët e mirëtrajnuar dhe të përkushtuar të ushtrisë tonë dhe me dronët Bayraktar në inventarin e sistemeve tona të armatimit, Kosova është më e fortë dhe ndjehet më e sigurtë përballë kërcënimeve dhe rreziqeve aktuale dhe eventuale”, shkroi ai.