Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,sot është pritur në takim nga presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan. Takimi me Kurtin sipas mediave turke, ka zgjatur 1 orë e 50 minuta dhe…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,sot është pritur në takim nga presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan.
Takimi me Kurtin sipas mediave turke, ka zgjatur 1 orë e 50 minuta dhe ka qenë e mbyllur për media.
Lidhur me këtë ka dal me njoftim edhe zyra për informim e Presidencës turke ,ku u tha se gjatë takimit u diskutuan marrëdhëniet Turqi-Kosovë, konflikti Izrael-Hamas.
“Gjatë takimit, presidenti Erdogan theksoi rëndësinë e rritjes së vëllimit tregtar mes Turqisë dhe Kosovës, me synimin që të kalojë 1 miliard dollarë, e cila aktualisht është në rreth 750 milionë dollarë. Ai gjithashtu theksoi potencialin për rritje shtesë në sektorë të ndryshëm, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes”, u tha në njoftim.
Presidenti turk shprehu përkushtimin e Turqisë për të vazhduar mbështetjen e Kosovës në të gjitha fushat.
“Ai po ashtu përmendi se Kosova pritet të ndërmarrë veprime, veçanërisht në fushën e kundër-terrorizmit. Ai vuri në dukje se zbutja e tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një zhvillim pozitiv, por është thelbësore të shihet përparim i prekshëm në zgjidhjen e kësaj çështjeje”, u tha në komunikatë.