Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të djeshme të Kryeministrit Kurti, lidhur me rastet e krimeve të luftës. Në reagim thuhet se komentet e Kurtit…
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të djeshme të Kryeministrit Kurti, lidhur me rastet e krimeve të luftës.
Në reagim thuhet se komentet e Kurtit janë në kundërshtim të plotë me parimet kushtetuese të ndarjes së pushteteve dhe standardeve ndërkombëtare për pavarësinë e Gjyqësorit.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës shpreh indinjatë të thellë ndaj qasjes së vazhdueshme joproduktive të Kryeministrit Kurti ndaj Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, lidhur me rastet e krimeve të luftës.
Prokuroria Speciale potencon fuqishëm se komentet e vazhdueshme të Kryeministrit të Kosovës për punën e Prokurorisë Speciale janë në kundërshtim të plotë me parimet kushtetuese të ndarjes së pushteteve dhe standardeve ndërkombëtare për pavarësinë e Gjyqësorit. Andaj, si të tilla e minojnë besimin e publikut në punën e Prokurorit të Shtetit në përgjithësi dhe të Prokurorisë Speciale në veçanti“.