I dyshuari për plagosjen e trefishtë në Pejë, Agron Gashi, është mbrojtur në heshtje. Kështu ka konfirmuar për Insajderin prokurori i rastit Ersan Qavolli. “Është e vërtetë që (i dyshuari)…
I dyshuari për plagosjen e trefishtë në Pejë, Agron Gashi, është mbrojtur në heshtje.
Kështu ka konfirmuar për Insajderin prokurori i rastit Ersan Qavolli.
“Është e vërtetë që (i dyshuari) ka të kaluar kriminale. Në këto rrethana kemi parashtruar kërkesën për caktimin e paraburgimit. Është mbrojtur në heshtje në deklaratën në polici“, u shpreh Qavolli.
Tre persona mbetën të plagosur mbrëmjën e së mërkurës në qendër të Pejës. Babai dhe dy djemtë e tij u plagosën me armë zjarri nga 21 vjeçari, Agron Gashi, pas një mosmarrëveshje mes tyre.