Grupet punuese të VMRO DPMNE dhe VLEN edhe sot vazhdojnë negociatat për formimin e Qeverisë së re, gjegjësisht harmonizimin e programit dhe ndarjen e resorëve. Kryetari i Besës nga koalicioni VLEN Bilall Kasami thotë se janë në rrugë të mirë dhe se po flasin për një Qeveri serioze.
Vazhdojnë bisedimet, ne jemi në rrugë të mbarë por për hir të korrektësisë, jemi dakorduar kur të kemi një marrëveshje përfundimtare bashkërisht të dalim dhe ta prezantojmë para opinionit. Nuk do të kisha dashur të jap detaje por jemi në rrugë të mbarë dhe kemi një komuniki korrekt në drejtim të ndarjes së përgjegjësive. Ajo që është me rendësi për të theksuar është se po flasim për një Qeveri ambicioze e cila do ta ketë parasysh prezantimin kualitativ nëpër dikastere të ndryshme. Shumë kohë është humbur në të kaluarën me kuadër jo cilësor. Ne do të kërkojmë që në të gjitha dikasterët të ketë kuadër profesionist”, tha Bilall Kasami – VLEN.
Nga ana tjetër Skender Rexhepoi Zjedi thotë se kanë mekanizma demokratike për t’i parandaluar. Ai nuk përjashton edhe protestat në rrugë.
“Fronti europian as që e ka ndërmend të mendoje të mbetet në opozitë. Jo se ne kemi komplekse të qenurit në opozitë por fakti është se legjitimiteti fillon dhe buron nga sovrani. Nëse sovrani të shërben me votën e tij, atëherë ti duhesh t’i përfaqësish në të gjitha institucionet shtetërore”, theksoi Skender Rexhepoi Zjedi – Fronti Europian .
-Ju po thoni se nuk e kenë ndërmend të shkoni në opozitë, por VLEN negociatat me VMRO për Qeverinë e re.
“Punë e vogël është ajo. Demokracia ka mekanizma tjerë me të cilat dëshmohet legjitimiteti i marrë nga sovrani. Nuk biem pre si VLENI që e dënon sovrani, ndërsa pret që ta shpërblej VMRO-ja“, shtoi Skender Rexhepoi Zjedi – Fronti Europian.
Po thoni që do ta pengoni formimin e Qeverisë së re?
“Ka mekanizma demokratike që mund të parandalohet”
Cili është mekanizmi i parë?
“Ka shume mekanizma që mund të merren”
Protesta?
“Shuma ka.”
Zejdi shtoi se për këtë më shumë duhet ta mendoj VMRO DPMNE sepse ata duhet të bartin përgjegjësi të këtij procesi, sepse siç tha ata po heshtin vullnetin e sovranit në vendbanimet shqiptare. Ai gjithashtu paralajmëroi padi për anëtarët e KSHZ-së, të cilët votuan për prishjen e 7 vendvotimeve.