Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës me mision në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka takuar personelin amerikan në Camp “Notting Hill” që gjendet në komunën e Leposaviqit. Gjatë vizitës ai…
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës me mision në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka takuar personelin amerikan në Camp “Notting Hill” që gjendet në komunën e Leposaviqit.
Gjatë vizitës ai ka qenë i shoqëruar nga komandanti i Komandës Rajonale Lindje, kolonel Jason Baker.
Ai e njoftoi Hovenierin për kontributin e SHBA-së në aktivitetet e përditshme të KFOR-it në mbështetje të sigurisë së përhershme në mbarë Kosovën.
Në njoftim thuhet se “KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të OKB-së – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”.