Në fshatin Llugë të Podujevës xhemati ka dal kundër hoxhës së ri të këtij fshati. Edhe pse imami Zymer Konushefci, e ka dritën e gjelbër të BIK-ut për të vepruar…
Në fshatin Llugë të Podujevës xhemati ka dal kundër hoxhës së ri të këtij fshati.
Edhe pse imami Zymer Konushefci, e ka dritën e gjelbër të BIK-ut për të vepruar atje.
Një pjesë e banorëve kanë përkrahur vendimin e BIK-ut por pjesa tjetër kanë kërkuar një hoxhë tjetër.
Gazeta Insajderi ka qëndruar sot para objektit të kësaj xhamia e cila po qëndron e mbyllur.
VIDEO nga atje:
Për këto tensione të krijuara, pas raportimit të Insajderit ka reaguar edhe fshati ku shërben imami Bahri Curri.
Ata shprehen keqardhje për përfshirjen e Bahri Curri, duke thënë se imami duhet të jetë shembull për unitet.
“Keqardhje që imami i xhamisë tonë Bahri Curri është i përfshirë në tensione mes fshatareve të tij në Xhaminë e fshatit Llugë.Ai është imam për 20 vite në fshatin tonë dhe ka marrë një vendim për të punuar me ne dhe institucionin që i ka besuar detyrën.Imami duhet të jetë shembull i unitetit dhe afërsisë midis njerëzve.Ne do të reagojmë ndaj këtyre veprimeve të tij së shpejti“, thuhet në reagimin e publikuar në “Facebook”.