Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka kritikuar ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani për fjalimin që mbajti sot në mbledhjen e KiE-së. Basha në një postim…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka kritikuar ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani për fjalimin që mbajti sot në mbledhjen e KiE-së.
Basha në një postim në “Facebook” shkroi se Kosova ka gjetur më shumë mbështetje tek shtete si Britania e Madhe në Këshillin e Evropës, sesa nga Shqipëria.
“Kosova ka gjet më shumë mbështetje te shtetet si Britania, se sa Shqipëria! Kur e dëgjon Igli Hasanin duke fol në Këshillin e Evropës, se di njeri a është ka flet Ministri i Jashtëm i Belarusisë, apo ai i Shqipërisë! Tepër mirë jemi!”, ka shkruar Basha.