Në fillim të javës u pa në darka luksoze në takim me kryeministrin dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e më pas edhe një tjetër takim veçmas…
Në fillim të javës u pa në darka luksoze në takim me kryeministrin dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e më pas edhe një tjetër takim veçmas sërish me Kurtin dhe me bashkëdrejtuesit e partisë “GUXO”. Në të dy këto darka temë diskutimi ishin zgjedhjet, e duket se pas kësaj, fundi javës e ka zënë Kusari-Lilën duke lë anash luksin dhe në proklamim të jetës modeste me byrek e çaj rusi në tavolinë.
Punën e zgjedhjeve duket se e ka marrë seriozisht Kusari-Lila. Ajo sot ka njoftuar se ka qënduar në Kaçanik ku është takuar me aktivistë dhe qytetarë.
“E premte e bukur sot në Kaçanik në përmbyllje të javës së punës me plot arritje në Kuvendin e Kosovës. Pasditen e herëshme e kalova me deputetin Milazim Salijaj, asambleistë, aktivistë dhe qytetarë nga Kaçaniku i bukur“, shkroi ajo në “Facebook”.
Ndryshe nga tavolinat luksoze që u fotografua në fillim të javës, në atë të sotit shfaqi modesti me byrek dhe çaj.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe shefin e këtij grupi parlamentar Abelard Tahiri, janë takuar të hënën në një darkë dhe kanë folur edhe për zgjedhje të reja.
Ndërsa sërish në një darkë, janë mbledhur Kurti me bashkëdrejtuesit e partisë “GUXO”, ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla dhe ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, të martën.
Edhe aty fokusi i diskutimeve ka qenë rreth qëndrimeve të opozitës për zgjedhje të parakohshme.