Krekosjet e tyre janë vetëm tentim për mashtrim. VLEN jo vetëm që nuk bllokon, jo vetëm që dje bëri kuorimin, por kryetari i tyre, Afrim Gashi edhe më urdhëron me shkresë ta thërras mbledhjen e komisionit për Ligjin e “branitellave”. Kështu shkruan deputetja e Frontit Evropian, njëherësh kryetare e Komisionit parlamentar për punë dhe politikë sociale, Ilire Dauti, sipas të cilës, është vet Gashi që ka “urdhëruar” të debatohet për Ligjin e “branitellave”.
Statusi i plotë i deputetes Ilire Dauti:
Afrim Gashi më urdhëron të thëras mbledhjen e komisionit për ligjin e branitellave!
Krekosjet e tyre janë vetëm tentim për mashtrim. VLEN jo vetëm që nuk bllokon, jo vetëm që dje bëri kuorimin, por kryetari i tyre, Afrim Gashi edhe më urdhëron me shkresë ta thëras mbledhjen e komisionit për ligjin e “branitellave”.
Kjo demaskon qartë mashtrimet e deputetëve të pushtetit jolegjitim.
Unë nuk punoj me urdhëra, as të Gashit, as të shefit të tij Mickoskit. Sa të jem unë kryetare Komisioni, branitellat NUK KALOJNË!