Arbër Ademi nga BDI në një prononcim për TV21 ka zbuluar detaje nga koordinimi i djeshëm i integristëve.
Megjithëse u spekulua se BDI po koordinohet për të hequr dorë nga paralajmërimet e protestave, si shenjë revoltë për shkeljen e legjitimitetit, Ademi thotë se diçka e tillë nuk është diskutuar.
Ademi madje thotë se BDI nuk ka biseduar fare as nga heqja dorë e organizimit të protestave.
“Dje, sikurse cdo dite, ne hapsirat e BDI ka patur takime e koordinime te rregullta ne mes perfaqesuesve tanë partiak te te gjitha niveleve.
Në keto takime fare seshte biseduar fare per heqje dore nga mundesia per te organizuar protesta dhe per ti shfrytezuar te gjitha mekanizmat demokratik per respektimin e vullnetit te qytetareve.
Te gjitha keto forma demokratike te shprehjes se vullnetit politik jane pjese e agjendes se Frontit Europian, megjithese nuk kan qene aspak ne rend dite dhe i mohojme ne teresi”, tha Ademi.