Për herë të parë nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, një politikan që i thotë vetes shqiptar, del publikisht kundër përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në administratën publike dhe shtetërore dhe bëhet bashkë me Mickoskin, Stoilkoviçin dhe Dimitrievskin kundër përfaqësimit të drejtë. Kështu thuhet në reagimin e Frontit Europian, duke komentuat statusin e ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, i cili tha se mendon se tani ka ikur koha e vjetër ku njerëzit dalloheshin etnikisht.
Reagimi i plotë i Frontit Europian:
Për herë të parë nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, një politikan që i thotë vetes shqiptar, del publikisht kundër përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në administratën publike dhe shtetërore dhe bëhet bashkë me Mickoskin, Stoilkoviçin dhe Dimitrievskin kundër përfaqësimit të drejtë.
Arben Taravari në postimin e tij në Facebook thotë se ka ikur koha kur njerëzit dalloheshin në baza etnike gjatë punësimeve, duke tentuar të arsyetojë ndërperjen e kontratave dhe largimin e qindra shqiptarëve nga institucionet shtetërore.
Arben Taravari në vend që të ndalojnë hovin e VMRO-së dhe ZNAM-it për deshqiptarizimin e shtetit, ai merr rolin e argatit dhe arsyeton veprimet e tilla antishqiptare. Fronti Europian kërkon publikisht nga përfaqësuesit e tjerë të koalicionit vLEN që të deklarohen, a pajtohen me qëndrimin e Taravarit apo distancohen prej tij?